Flash News

Ditari i Opozitës

PD pro zgjatjes së vettingut, Alibeaj rendit arsyet: Shërbimi ndaj publikut duhet të na inspirojë

PD pro zgjatjes së vettingut, Alibeaj rendit arsyet: Shërbimi ndaj

Opozita vendosi të votojë pro zgjatjes së afateve për organet e vettingut. Kreu i grupit parlamentar të demokratëve, Enkelejd Alibeaj, ka renditur arsyet se pse opozita ndërroi faqen e kapitullit dhe vendosi t’i thotë “PO” zgjatjes së afatit të vettingut.

Nga foltorja e Kuvendit, Alibeaj u shpreh se opozita do të duhej ta kundërshtonte, por bazuar në rastet e fundit të arrestimit të dy ish-ministrave, Tahiri dhe Koka, në luftën kundër korrupsionit dhe ‘presionin’ e ndërkombëtarëve të cilët e quajnë si shtysë drejt integrimit, PD ka dhënë dritën jeshile.

“Ka arsye të forta, kapja politike është më se e dukshme. Selektiviteti ka shkuar deri në Strasburg. Të gjitha këto defekte që e kanë cenuar reformën në drejtësi janë në sytë e shqiptarëve. Drejtori i RTSH i emëruar nga ai që sot nuk ishte është në burg, kryebashkiaku i Lushnjes është në burg, 2 ministra janë në burg e mesa duket pritet i tretë. Me të drejtë të zotit dhe me moral ne të opozitës do të duhet të votonim kundër së pari për koherencë morale sepse ua kemi thënë e parashikuar kur reforma në drejtësi e vetingu duhet të kishin përfunduar. Ne ishim për të votuar kundër por pesha e përgjegjësisë, ama shërbimi që do duhet ti bëjmë shërbim publikut është ai që duhet të na inspirojë prandaj votuam pro. Dikur e kemi thënë se kjo është reforma e ndërkombëtarëve po ky ishte një detyrim që duhet ta bëjmë, kjo është arsyeja e parë por jo më kryesorja. Testi i dytë është lufta ndaj korrupsionit. Drejtues të lartë të administratës, bashkiakë e ministra të PS janë në burg, mund të jetë kjo edhe e orkestruar nga ky që rri pas, se sa herë vjen rreziku tek ti e kalon tek këta. Megjithatë dua ta shoh në sensin pozitiv. Së treti integrimi. Ata që janë në Bruksel kanë thënë se një nga kushtet që Shqipëria të ecë para me vetingun një nga kushtet është kjo. Mund të ketë edhe nga ata që thonë se jemi të kompleksuar, për 6 vite po kemi qenë të kompleksuar na ka përndjekur ideja se ne jemi kundër reformës në drejtësi, ne s’kemi qenë kundër reformës në drejtësi, u shndërruam si pengues, jo nuk jemi pengues dhe shembulli është sot. Me reformën nuk bëhet politikë dhe teka politike”, tha Alibeaj nga foltorja e Kuvendit.

Të fundit