Flash News

Ditari i Opozitës

PD propozon paketë ligjore për uljen e çmimit të naftës: Shqipëria ka karburantin më të shtrenjtë në Evropë

PD propozon paketë ligjore për uljen e çmimit të

Partia Demokratike ka propozuar një paketë ligjore që synon uljen e çmimit të naftës, për të shmangur barrën që qeveria po i faturon qytetarëve.

Në një deklaratë për mediat deputeti demokrat Eno Bozdo paraqiti masat e propozuara nga PD, të cilët kanë në fokus: Uljen e taksës së qarkullimit në nivelin e vitit 2013 dhe aplikimin e “akcizës së ndryshueshme”.

Bozdo theksoi se mekanizmat e propozuara nga PD po përdoren në vendet e Bashkimit Evropian, duke theksuar se Shqipëria paguan sot dyfish më shumë se vendet e rajonit.

“Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka depozituar në Kuvend një paketë ligjore me dy projektligje,me qëllim uljen e cmimit dhe mbajtjen nën kontroll, si dhe mbështetjen për konsumatorët, ekonominë familjare dhe atë prodhuese. Këto mekanizma financiarë po përdoren gjerësisht nga vendet e rajonit dhe të Bashkimit Evropian.

Sot, shteti shqiptar për çdo litër nafte të shitur merr rreth 125 lekë taksë. Me fjalë të thjeshta, çdo qytetar shqiptar paguan rreth 1,200 lekë të vjetra taksë për çdo litër nafte që konsumon, duke e bërë Shqipërinë një nga vendet me barrën më të lartë fiskale mbi karburantin dhe si rrjedhojë, me një nga çmimet më të larta në Evropë.

Për këtë arsye, Shqipëria ka sot karburantin më të shtrenjtë në Evropë, dhe në raport me fuqinë blerëse mbi dyfish krahasuar me vendet e rajonit.

Për këtë arsye, përmes kësaj pakete ligjore propozojmë:

– Uljen e taksës së qarkullimit në nivelin që ka qenë në vitin 2013,përpara se qeveria Rama ta rriste 4 fish;

– Aplikimin e modelit të “akcizës së ndryshueshme”, sipas praktikës së ndjekur nga Italia, ku teprica e TVSH-së nga rritja e çmimit të karburantit përdoret për uljen e akcizës,duke ofruar kështu një mekanizëm shumë të ndershëm dhe në dobi të qytetarëve”, deklaroi Bozdo.

Të fundit