Flash News

Ditari i Opozitës

PD publikon denoncimin e invalidit me shtëpi të shkatërruar nga tërmeti: Më kanë përjashtuar nga gjithçka

PD publikon denoncimin e invalidit me shtëpi të shkatërruar nga

Partia Demokratike ka publikuar denoncimin e një personi invalid në njësinë 8 në Tiranë, të cilit tërmeti i 26 nëntorit i shkatërroi shtëpinë.

Në një bisedë me zëdhënësen e PD, Ina Zhupa, Shaqir Kasmi thotë se nuk ka përfituar nga procesi i rindërtimit, megjithëse shtëpia e tij pësoi dëmtime që në shtatorin e kaluar.

“Shtëpinë e pa inxhiniere Alma Zorba e njësisë 8. Ajo erdhi,  e fotografoi me celular dhe se shtëpia ishte në gjendjen më të keqe nga të gjithë në lagje”. - tregon Shyqyriu, i cili ka një fatkeqësi të dyfishtë. Tërmeti i dytë e gjeti në spital, ku për shkak të diabetit, i prenë njërën këmbë. Fatkeqësia tjetër ishte se nga bashkia i ka ardhur dokument se nuk ka dëme në shtëpi, megjithëse realiteti është krejt i kundërt.

“Kryeplaku më dha një dokument të firmosur, jo me firmën time, por me firmën e kryeplakut të lagjes, ku thuhet se në shtëpi nuk ka dëme. Por dëmet ja ku janë. Unë jam pa lekë kam një vit e ca, pa lekë, pa bukë”- thotë Shaqiri, i cili tregon se nuk ka marrë as bonus, asgjë nga bashkia.

“Shaqir Kasmi: Asnjë gjë send nuk kam marrë. Unë u kam thënë atyre, “dua vetëm që të ma rregullojnë se leket nuk i dua.

Ina Zhupa: Ti do që të rregullosh shtepinë, që të fusesh kokën .

Qytetari: Unë dua të rregulloj shtëpinë që të rri tamam si të gjithë njerëzit.”

Të fundit