Flash News

Ditari i Opozitës

PD publikon listën e anëtarëve të rinj të Këshillit Kombëtar, mbeten jashtë Ristani dhe Harxhi

PD publikon listën e anëtarëve të rinj të

Partia Demokratike ka publikuar listën fituese të 300 anëtarëve të rinj të Këshillit Kombëtar. Procesi i votimit u zhvillua ditën e djeshme, kur u mblodh edhe Kuvendi Kombëtar i kësaj partie. Në mbledhjen e parë të tij, Këshilli do të zgjedhë drejtuesin e ri, post i cili aktualisht mbahet nga Bujar Nishani. 

Ish-sekretari i Përgjithshëm i PD dhe një prej zërave kritikë të kryedemokratit Lulzim Basha, Arben Ristani nuk do të jetë pjesë e Këshillit Kombëtar. Jashtë ka ngelur edhe ish-kandidatja për kryetare Edith Harxhi.

Ndërsa kritikët e tjerë të Bashës si Bujar Nishani, Agron Shehaj dhe Fatbardh Kadilli do të jenë pjesë e Këshillit të ri Kombëtar, pasi satuti i PD parashikon që ish-presidentët, ish-kryeministrat, ish-kryetarët e Kuvendit, ish-kryetarët e PD-së dhe që janë anëtarët e Kryesisë të zgjidhen automatikisht si pjesë e Këshillit Kombëtar.

Si risi në listën e anëtarëve të Këshillit Kombëtar është djali i Sokol Olldashit, Glauk Olldashi, Oriela Nebijaj, e cila nuk arriti ta fitonte mandatin e deputetes, Ahmet Prençi, Andi Lila, Jemin Gjana, aktori Robert Budina dhe Julian Deda.

Në votime për zgjedhjen e Këshillit Kombëtar morën pjesë 5339 delegatë ose 69.8% e tyre. Sipas Statutit nga 300 anëtarë, minimalisht 90 do të jenë gra dhe 45 anëtarë e forumit rinor të PD.

Një ditë më parë, PD mblodhi Kuvendin Kombëtar, ku përveç zgjedhjes së Këshillit të ri u bë një analizë e zgjedhjeve të 25 prillit si dhe u miratuan 11 propozimet e kryedemokratit Lulzim Basha për ndryshime statuore.

Më poshtë gjeni listën e plotë të fituesve:

Dokumenta bashkëngjitur

Të fundit