Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
PD publikon prova të reja për ‘184’: Dosja, test për Dumanin e Task Forcën se e kanë seriozisht hetimin e krimit zgjedhor

Kryetarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë publike prova të reja, që faktojnë krimin zgjedhor me dosjen 184.
Në një deklaratë për mediat, Kalaja tha se autoritetet duhet të kryejnë hetim pasuror për të gjithë zyrtarët e përfshirë në këtë dosje, ndërsa shtoi se prokurori i SPAK, Dritan Prençi, amnistoi dosjen duke mos marrë si pazë kallëzimin e depozituar nga PD në Prokurorinë e Posaçme për ‘184’.
Sipas Kalasë, në përgjime të reja, dalin një sërë zyrtarësh, përfshirë ish-kryebashkiakun e dorëhequr të Matit, Agron Malaj, apo edhe ish shefi i Komisariatit të Kamzës apo edhe të ish drejtueses së Prokurorisë së Dibrës, Esmeralda Keshi e cila mbylli dosjen për llogari të pushtetit, ndërsa si shpërblim mori postin e anëtares së Këshillit të Lartë të Prokurorisë.
Sipas Kalasë, drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani ka dijeni të plotë për dosjen 184, pasi PD ka mundur të evidentojë të gjitha lidhjet mes personazve të përfshirë në këtë dosje, që për qëllime politike u degdis për ‘kompetencë’ në Dibër.
Deklarata e plotë:
Më datë 19.02.2025, PD kallëzoi Ulsi Manja, Pjerin Ndreu, Damian Gjiknuri, Artan Gaçi, Esmeralda Keshi, Arben Keshi etj., ndër të tjera edhe për veprat “Pengimi i subjekteve zgjedhore”, “Dhënia e shpërblimeve dhe e premtimeve “Përdorimi i funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore”, “Kanosja apo dhunimi ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje”, “Pengimi i zgjedhësit”, “Organizata kriminale”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të gjitha të kryera në në “Rrethana rënduese”, dhe në bashkëpunim parashikuar nga neni 25 i Kodit Penal si dhe hetimin pasuror të tyre në referim të Ligjit Nr. 10192, datë 3.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit, korrupsionit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”.
Pas denoncimeve shtesë, më datë 24.02.2025, depozituam një kallëzim shtesë, me prova të reja dhe me subjekte të rinj ku ndër ta evidentohet Arta Marku, Agron Malaj, Sali Skura etj., për të njëjtat vepra penale si ato në kallëzimin penal bazë.
Sipas vendimit datë 17.03.2025, jashtë afatit të parashikuar nga ligji, prokurori Dritan Prenç, prokurori që vijon të amnistojë përgjegjësit kryesor për inceneratorin e Tiranës, ndër to edhe Edi rama dhe Erion Veliaj, vendoset mosfillimi ui këtij procedimi penal nr.47 datë 03.03.2025, ndërkohë në 14 faqe arsyetim, nuk ka dhënë asnjë fakt për këtë kalëlzim penal bërë nga ne, por ka marë në analizë dosjen e parë që sot po gjykohet në Apelin e Juridiksionit të Përgjithshëm.
Referuar denoncimeve vijuese bërë nga ne por edhe në kallëzimin penal, e kallëzuara Esmeralda Keshi është emëruar në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, në vitin 2019, për shkak të lidhjeve shumë të ngushta që ka me dosjen 184 ose siç njihet si dosja e Dibrës, dhe jo më kot, ka dhënë dorëheqjen fillimisht nga kjo dosje (jo me shkrim për shkak të lidhjeve familjare me të kallëzuarin tjetër Z. Arben Keshi), dhe “çuditërisht” pasi ka kaluar vettingun me urgjensë pa ankim, si shpërblim për mbylljen e kësaj dosje (pasi ka qenë Drejtuese në këtë prokurori, edhe këtu në mënyrë antiligjore).
Për shkak të mbylljes së paligjshme të kësaj dosje, promovimi i të kallëzuarës Keshi, vijoi edhe në vitin 2021, ku ajo emërohet në Prokurorinë e pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, e cila për nga pozicioni organizativ është një prokurori më e lartë dhe me rëndësi strategjike më të madhe se Prokuroria e Dibrës, ku sipas ligjit duhej të kthehej.
Po kështu, edhe për faktin se kjo dosje nuk është hetuar në formën e grupit të strukturuar kriminal si dhe të padijenisë që ka Drejtuesi aktual i SPAK, Z. Altin Dumani lidhur me këtë dosje (sipas deklarimeve të Z. Dumani kur u pyet nga deputetët e Opozitës në Kuvend), po e sjellim para Jush, me indicie dhe arguemnta të reja, bashkë me provat që konsiderojmë se i shërbejnë zbardhjes së kësaj ngjarjeje të rëndë.
Kjo prokurore nuk ka dhënë arsyet e vërteta për hetimin e kësaj çështje të cilat nuk lidhen me kapacitetet e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Dibër (për të mos folur edhe sesi u emërua në krye të kësaj prokurorie), por që lidhen me personat përgjegjës në dosjen 184 që nga Arben keshi e deri te bashkëshorti Gentjan Keshi, fakt të cilin e ka fshekur në vijimësi, tregon se jemi përpara jo vetëm konsumimit të veprave penale të “Shpërdorim detyre”, parashikuar në nenin 248 të Kodit Penal, “Veprime arbitrare”, parashikuar në nenin 250 të Kodit Penal, por edhe të “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 245/1 i Kodit Penal.
• Sipas vendimit për lejimin e përgjimit datë 11.09.2016 të prokurorit Gentjan Trenova, Nr. 0696813402 Celular, i korrespondon shtetasit Gentjan Keshi, i cili sipas prokurorit ka shfaqur interes lidhur me hetimet e kësaj dosje.
• Vendimi për lejimin e përgjimit datë 11.09.2016, është pranuar edhe nga vendimi i Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Nr. 634 datë 13.09.2016, lidhur me Nr. 0696813402 Celular, që i korrespondon shtetasit Gentjan Keshi.
• Sipas CD që është një ndër 64 CD e përgjuara me kërkesë të prokurorit Gentjan Trenova dhe miratuar nga Gjykata e Krimeve të Rënda, Nr. 0696813402 Celular, i korrespondon Gentjan Keshi, ose bashkëshorti i Esmeralda Keshi që në këtë kohë ka qenë në krye të Prokurorisë Dibër dhe nuk e ka deklaruar konfliktin e interesit lidhur me këtë fakt.
Ndërhyrja e tij në dosje, vërtetohet edhe nga faqja 15 e volumit 1, ku nga nr. 0696813402 dergohet teksti:
Pyeta deri tani jo, per përgjim skane dergu gje ne gjykate vetëm nëse e kan nis dhe nesër, do pyes ne vazhdimësi
Përveç të tjerave, e kallëzuara prej nesh, është në dijeni të nenit 60 pika 7 e Ligjit “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar, ku sanksionohet se:
“7. Pavarësisht nga përcaktimet e bëra në pikat e këtij neni, magjistrati që është anëtar i Këshillit, përjashtohet nga konkurrimi në procedurën e lëvizjes paralele dhe ngritjes në detyrë, gjatë kohës së ushtrimit të funksionit si anëtar i Këshillit, si dhe tre vjet nga mbarimi i këtij mandate”,
fakt i cili nuk e pengon KLP, nën ushtrimin e ndikimit të paligjshëm nga subjekte të dosjes 184 ta promovojë në një prokurori më të lartë se ajo e Dibrës, dhe pas promovimit tu shërbejë atyre që e propozuan si armë në duar të Partisë Demokratike dhe Opozitës.
Për tu kthyer te dosja 184, është fakt se e kallëzuara prej nesh jo vetëm nuk ka deklaruar arsyet konkrete të shpalljes së moskompetencës (në rastin kur dosja erdhi për herë të parë), por ka ushtruar ndikim të paligjshëm që kjo dosje të përfundonte me shumë pak të dënuar, dhe këto të niveleve shumë të ulta.
Sipas të dhënave që u publikuan në media të ndryshme por edhe sipas atyre të publikuara nga media prestigjoze BILD, fakt për të cilin ne kërkojmë që me anë të një letër porosie, të kërkoni T`Ju vënë në dispozicion të gjithë përgjimet origjinale, në 64 cd të përgjuara që i korespondojnë vetëm 10 ditë përgjimi dhe 20 numrave telefoni, me rreth 50 mijë orë regjistrime, evidentohen subjekte të kallëzuar nga ne në këtë kallëzim, me funksione shumë të rëndësishme jo vetëm në Partinë Socialiste por edhe në Kuvend, Pushtet Qëndror por edhe atë Vendor, dhe që çuditërisht, pasi mbahet pa veprime për 2 vite nga Prokurori Klodian Braho (për të cilin duhet të hetoni kryesisht lidhur me këtë dosje), kalon për kompetencë në Dibër, ku subjekte të kësaj dosje qartësisht ishin kompetencë e Prokurorisë së Krimeve të Rënda në atë kohë.
Ajo që të bën përshtypje në atë kohë është fakti se përveç se pas largimit të prokurorit Z. Trenova, këtë dosje nuk e heton fare prokurori Braho prej dy vitesh (madje edhe shkresat mund ti verifikoni i ka të njëjtat më ish prokurorin e dosjes por thjesht nga ndryshuar emrin dhe datën), nga qershori 2018 deri në korrik kur vendos moskompetencën, kishte kohë të studionte 15 fashikuj?????? dhe pas një jave kalon me “sukses” vettingun.
“Çudia” vijon edhe me prokurorin Vladimir Mara, i cili ashtu si prokurore Keshi, nuk jep arsyet e vërteta të dorëheqjes nga kjo dosje (të cilat lidhen me familjarë të tij të përfshirë në të siç është rasti i kunatit të tij Sali Skura, me detyrë në atë kohë shef i Komisiariatit të policisë në Kamëz), por atë të pamundësisë për ta hetuar për shkak të ngarkesës.
Jo pak i rëndësishëm është fakti i zgjedhjes nga KLP e Z. Dumani si Drejtues i SPAK ku e kallëzuara Keshi, jep dorëheqjen nga kjo vendimmarrje (bashkëlidhur kallëzimit), për shkak se bashkëshorti i saj Gentjan Keshi (sot në BKH), do kalonte për verifikim nga një komision në SPAK, opjesë e të cilit do të ishte edhe Z. Dumani.
Në këtë kuptim, e shohim me shumë vend të ngremë një shqetësim real në formën e pyetjeve edhe lidhur me Z. Dumani:
• A është verifikuar në referim të dispozitave ligjore dosja që i përket kandidatit Gentjan Keshi?
• A është konstatuar që kandidati Gentjan Keshi (i cili rezulton që ka dalë fitues) të ketë patur problematika lidhur me figurën e tij?
• A është konstatuar që kandidati Gentjan Keshi të ketë rezultuar me lidhje të drejtpërdrejta me dosjen 184?
Ndaj, me një përpjekje fare të vogël dhe vetem duke ju referuar fakteve publike si dhe provave që ne kemi depozituar, vërtetohet dhe faktohet kryerja e veprave penale nga të kallëzuarit prej nesh dhe personat e tjerë të paidentifikuar, të cilet në bashkëpunim me njeri tjetrin kanë konsumuar te gjithe elementet e veprave penale që ne kallëzojmë, dhe që në pjesën parësore të tyre lidhen me funksionim e “Grupit të Strukturuar kriminal”.
Gjithashtu, për një hetim sa më të plotë dhe të paanshëm të këtyre veprave penale, kemi kërkuar nga SPAK që krahas sekuestrimit të cd të përgjimit nga dosja ku ndodhen (sipas dijenisë tonë në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm), të administroni edhe dosjen 184/1, duke e bashkuar atë më procedimin penal që i korespondon kërij kallëzimi (po sipas dijenisë tonë në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm).
Për ta mbyllur, ky ishte rasti i artë që edhe Dumani, edhe SPAK edhe Task Forca e ngritur nga ta të tregojë që e kanë seriozisht m,e luftën ndaj krimit zgjedhor, por faktet flasin vetë.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38