Flash News

Ditari i Opozitës

PD publikon shifrat: Rama, pronari i 3 inceneratorëve që u mori 75 mln euro taksa të shqiptarëve

PD publikon shifrat: Rama, pronari i 3 inceneratorëve që u mori 75 mln

Eksperti i ekonomisë pranë PD-së, Dorjan Teliti, ka reaguar pas deklaratës së Ramës se “87.9% e popullsisë mbulohet me shërbime të grumbullimit të mbetjeve” ndërkohë që në vitin 2013 “mbulimi ishte 50.7%”.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Teliti ka përgënjeshtruar deklaratën e Ramës, ndërsa shkruan se: “Vëllimi i mbetjeve të trajtuara në vitin 2019 është rritur vetëm 15%.”

“ER pronari i vërtetë i 3 inceneratorëve që kanë gllabëruar deri më sot 75 milion euro nga paratë e taksave dhe s’kanë punuar kurrë, u thotë shqiptarëve se 37% më shumë shqiptarë mbulohen sot nga trajtimi i plehrave.

E vërteta është krejt ndryshe!

Vëllimi i mbetjeve të trajtuara në vitin 2019 është rritur vetëm 15%, ndonëse inceneratorët e Edi Ramës, Erion Veliajt, Arben Ahmetajt dhe Klodian Zotos u kanë marrë shqiptarëve 75 milion euro dhe planifikojnë t’u marrin edhe 400 milion euro të tjera në vitet në vijim”, shkruan Teliti.

PD publikon shifrat: Rama, pronari i 3 inceneratorëve që u mori 75 mln

Të fundit