Flash News

Ditari i Opozitës

PD publikon videon: Si po mashtron Benet Beci për rrugën Shëngjin – Velipojë

PD publikon videon: Si po mashtron Benet Beci për rrugën Shëngjin

Partia Demokratike e Shkodrës akuzon kandidatin socialist Benet Beci se po mashtron banorët e Rrjollit në lidhje me rrugën Shëngjin – Velipojë.

 “Një fushatë e bazuar mbi gënjeshtra dhe mashtrime është ajo që po bën Edi Rama dhe kandidati i tij në Shkodër, - njoftoi PD -  Me zë dhe figurë, njeriu që iu servir Edi Rama qytetarëve të Shkodrës për kryetar bashkie, shihet se si mashtron banorët e Rrjollit në lidhje me rrugën Shëngjin - Velipojë, në kantierin e të cilës prej më shumë se 1 viti nuk punohet.  Faktet flasin vetë, ndiqeni videon që e fakton më së miri këtë mashtrim!", shkruhet në faqen e Facebook të degës së PD në Shkodër.

Të fundit