Flash News

Ditari i Opozitës

PD: Rama do të rrisë tarifën e pastrimit, që t’i çojë para inceneratorëve

PD: Rama do të rrisë tarifën e pastrimit, që t’i

Vjen reagimi i PD, një ditë pasi kryeministri Edi Rama foli për rritjen e tarifës së pastrimit.

Nënkryetarja dhe deputetja e PD-së, Jorida Tabaku  shkruan në një status në Facebook se qëllimi i Ramës është që  t’i çojë para inceneratorëve.

Deputetja shton se Rama ka frikë nga ngritja e komisionit hetimor për inceneratorët dhe prandaj e vonon atë me lloj-lloj pretekstesh.

Një kryeministër që drejton një shtet të kapur shndërrohet në mburojën politike të atyre qe marrin kontrata nga pushteti. U dogjën plehrat në Fier, Durrës e Kavajë për të furnizuar me kontrata të majme pronarin e Inceneratorëve.

U mbuluan qytetet e mëdha të Shqipërisë nga tymi plehrave. U rritën tarifat e pastrimit në Tiranë, Durrës, Kavajë e Shijak. Dje doli përsëri dhe deklaroi që do të rrisë përsëri tarifat e pastrimit, që t’i çojë para inceneratorëve. Prandaj i njëjti person dogji ligjet dhe kushtëtutën duke ia ofruar në pjatë të florinjtë 400 mln euro përmes 3 kontratave korruptive Klodian Mirel Mërtirit të inceneratorëve.

Aq frikë saqë vonon dhe ngritjen e Komisionit Hetimor të inceneratorëve me lloj-lloj pretekstesh. Kjo është kapja e shtetit!”, deklaron Tabaku.

Të fundit