Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
PD: Rama i jep të drejtën Korporatës Shqiptare të Investimeve të shesë prona publike për klientët e tij

Partia Demokratike ka reaguar pas vendimit të Këshillit të Ministrave që i jep mundësinë Korporatës Shqiptare të Investimeve, shoqëri tregtare 100% publike, të japë me qira apo të shesë pronat publike tek palët e treta private.
Anëtari i Kryesisë së PD, Eno Bozdo në një deklaratë për mediat shprehet skeptik për këtë vendim.
Ai thotë se bordi i kësaj kompanie, i përbërë në shumicë nga administrata politike e Edi Ramës, do të vendosë se kujt t`ia shesë pronat më të vlefshme publike, sipas tij për klientët e preferuar të kryeministrit.
Deklarata e plotë:
Vendimi i djeshëm i Këshillit të Ministrave i jep mundësinë Korporatës Shqiptare të Investimeve, shoqëri tregtare 100% publike, të japë me qira apo të shesë pronat publike tek palët e treta private, gjithmonë në ‘emër të zhvillimit ekonomik të vendit’.
Me fjalë më të thjeshta, bordi i kësaj kompanie, i përbërë në shumicë nga administrata politike e Edi Ramës, do të vendosë se kujt t`ia shesë pronat më të vlefshme publike.
Dhe kuptohet se për kë do të vendosë ky bord: për klientët e preferuar të kryeministrit.
Krijimi i Korporatës Shqiptare të Investimeve me një ligj specifik të vitit 2019, si një shoqëri tregtare 100% publike, u prit me kundërshti të shumta nga Partia Demokratike, ekonomistë dhe specialistë të fushës, por edhe nga institucionet financiare ndërkombëtare si psh FMN. Thelbi i kundërshtimit ishin kompetencat që kjo shoqëri merrte, si dhe ekspozimi i saj joprofesional ndaj projekteve private që mbartin risk.
Katër vjet pas krijimit të saj, bilanci i punës së kësaj shoqërie është zero. Ajo deri tani thjesht ka shpenzuar miliona euro të shqiptarëve, pa dhënë mbrapsht asnjë produkt.
Në bilancet e fundit të depozituar, vetëm për një vit, korporata me 11 punonjës ka shpenzuar 280 mijë euro për pagat e tyre dhe 200 mijë euro për honorarë shpërblimi për bordin e saj, pavarësisht se nuk ka kryer asnjë punë të vetme.
Pikërisht për këtë ‘standard të lartë koorporativ’ dhe këtë ‘sukses të merituar’, Edi Rama tashmë i delegon kësaj kompanie shtetërore të drejtën të japë me qira apo të shesë, nëse ia kërkon interesi i saj, pronat publike, ose ndryshe pronat ku të gjithë shqiptarët janë aksionerë. Pra, këtyre njerëzve që paguhen për qokë, tashmë u lihen në dorë pronat tona më të vlefshme!
Është më se e qartë se qëllimi i vetëm është dhurimi i pronave publike tek ‘investitorët strategjikë’, të përzgjedhur nga vetë Rama prej aradhës së oborrit klientelist të tij. Investitorët strategjikë të lidhur ngushtë me qeverinë do të zhvillojnë projektet e tyre në tokat më të mira, përgjithësisht në breg të detit apo liqenit. Do t`i blenë këto prona, për fare pak para dhe do t`i bëjnë të tyret.
Kjo është një skemë e madhe për gllabërimin e pronave më të vlefshme publike si dhe në të njëjtën kohë, pastrimin e parave. Pas projektit të betonizimit të Tiranës dhe qyteteve kryesore te Shqipërisë, objektivi tjetër është gllabërimi i pronave publike, të cilat në fakt do të duhej të ishin përdorur për kompensimin e pronarëve të ligjshëm të shpronësuar nga regjimi komunist.
Por asgjë nuk ndodh rastësisht në haurin e Edi Ramës. Përpara disa javëve Rama ndryshoi ligjin për Zonat e Mbrojtura, duke i hapur rrugë investimeve në projekte ndërtimore në këto zona.
Por ka një problem jo të vogël: një pjesë e mirë e tokave në zonat e mbrojtura janë prona publike. Që të mbyllet qarku dhe paraja të shkojë atje ku Ramës i intereson, autorizohet Koorporata e Investimeve që këto prona publike t`i shesë apo ti japë me qira, sipas dëshirës së saj dhe gjithmonë në emër ‘të zhvillimit ekonomik të vendit’.
– Të një zhvillimi ku fitojnë gjithmonë ‘klientët strategjikë’ të Edi Ramës dhe humbasin gjithmonë shqiptarët.
– Të një zhvillimi kur të fortët e drogës kontrollojnë sektorë të tërë të ekonomisë, dhe shqiptarët zgjedhin gjithmonë e më shumë emigrimin.
-Të një zhvillimi ekonomik ku pasurohesh jo për meritë, por sepse je afër me pushtetin, dhe varfërohesh jo sepse nuk je i zoti, por sepse je kritik me këtë qeveri.
Mesa duket, saga e grabitjes së publikes në këtë vend nuk do të rreshtë kurrë përsa kohë Rama bën atë që do dhe di të bëjë më mirë.
Ka vetëm një rrugë për t’u përballur me të dhe aradhën e tij: reagimi i fuqishëm, angazhimi çdo çast për të rrëzuar këtë regjim kleptokrat.
O Sot, O Kurrë, për të shpëtuar Shqipërinë!
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38