Flash News

Ditari i Opozitës

PD: Rama zyrtarizon nesër zëdhënësen e PS në krye të AMA-s, liria e medias e kërcënuar nga regjimi autoritarist

PD: Rama zyrtarizon nesër zëdhënësen e PS në krye

Deputetja e zgjedhur e Partisë Demokratike, Albana Vokshi i ka kërkuar qeverisë Rama që të tërhiqet nga vendimi që cakton ish zëdhënësen e PS, Armela Krasniqi në krye të AMA-s.

Në një status në Facebook, Vokshi shkruan se me këtë vendim kërcënohet liria e medias.

Është koha që Edi Rama të tërhiqet nga vendimi antidemokratik për të kapur Autoritetin e Medias Audiovizive përmes zëdhënëses së tij.

Votimi i parashikuar nesër në orët e fundit të këtij parlamenti ilegjitim është kthyer në shqetësim për Reporterët Pa Kufij. Në reagimin e sotëm, organizata kryesore në mbrojtje të gazetarëve vë në dukje se ky vendim po merret pa opozitën, përpara nisjes nga puna të parlamentit të ri.

Është e papranueshme për standardet demokratike që zëdhënësja e Edi Ramës të emërohet në krye të një institucioni të pavarur, veçanërisht, kur qeveria nuk ka hequr dorë akoma nga ligji i censurës që dënon gazetarët me burg.

Nesër është dita që qeveria të tërhiqet dhe të mos i nxijë më shumë imazhit Shqipërisë si vendi ku gazetarët dënohen me burg, liria e medias është në rrezik dhe demokracia akoma më e kercënuar nga nje regjim autoritarist që qendron në pushtet me votë të vjedhur!”, shkruan Vokshi.

Të fundit