Flash News

Ditari i Opozitës

PD reagon pas debateve Alibeaj-Berisha: Një grup personash po veprojnë në kundërshtim me ligjin

PD reagon pas debateve Alibeaj-Berisha: Një grup personash po veprojnë

Partia Demokratike ka reaguar pas debateve që pati në mbledhjen e grupit mëngjesin e sotëm.

Në reagim thuhet se një grup personash janë duke vepruar në kundërshtim me ligjin, duke iu referuar “Rithemelimit”, ndërsa shton se kryetari i komanduar Enkeled Alibeaj deklaroi sot se këto veprime janë të paligjshme.

PD thotë se vendimi i gjykatës, e cila njohu “Rithemelimin” dhe vendimet e Kuvendit të 11 dhjetorit nuk është i formës së prerë. Gjithashtu theksohet se Partia Demokratike do të zbatojë cdo vendim gjyqësor të formës së prerë.

Duke përdorur fjalën “pushtim” që u tha sot edhe nga Alibeaj, ajo shton se nuk i shërben bashkimit të PD-së.

Reagimi i PD:

Prej ditësh në Partinë Demokratike një grup personash janë duke vepruar në kundershtim me ligjin. Kryetari i komanduar i PD Enkeled Alibeaj ka deklaruar edhe sot se të gjithë këto veprime janë të paligjshme.

Vendimi i gjykates për Kuvendin e 11 dhjetorit nuk është i formës së prerë. PD është në pritje të zbardhjes së vendimit për të bërë ankimim sipas ligjit. Në të njëjtën kohë PD ka bërë një kallëzim në SPAK për gjygjtarin Zhukri dhe njëkohësisht po pret rezultatin e inspektimit nga ILD.

Nga ana tjeter PD pret vendimin e gjykates për regjistrimin e vendimeve të Kuvendit Kombëtar të datës 18 dhjetor.

Partia Demokratike do të presë me durim vendimet gjygjsore ndërkohë që do të fokusohet te hallet e qytetareve që sot janë goditur nga korrupsioni i një qeverie që i ka braktisur tërësisht njerëzit.

Partia Demokratike do të zbatojë cdo vendim gjyqësor të formës së prerë.

Vendimet, veprimet, pushtimet nuk e ndihmojnë PD dhe nuk i shërbejnë bashkimit dhe as të ardhmes së demokrateve. Alternativa jonë e së nesërmes nuk mund të jetë kurrë një alternativë dhune dhe pushtimi apo izolimi nga partnerët tanë euro-atlantikë, me të cilët ia kemi dalë të sigurojmë arritjet më madhore për shqiptarët.

 

Të fundit