Flash News

Ditari i Opozitës

PD rrezikon të shkojë e papërgatitur në zgjedhje? Grida Duma: S'keni të drejtë të na paragjykoni

PD rrezikon të shkojë e papërgatitur në zgjedhje? Grida
Foto Ilustruese/ Ish-deputetja e PD, Grida Duma

Ish-deputetja e PD, Grida Duma, e ka mohuar kategorikisht futjen e PD-së të papërgatitur në zgjedhjet e 2021-shit, sikurse ndodhi në zgjedhjet e 2017.

E ftuar në Abc News, Duma u shpreh se opozita ka një potencial të madh dhe se nuk mund të paragjykohet sepse nuk është në pushtet.

Ish-deputetja demokrate është shprehur se Rama është në fund të mandatit dhe se i ka ikur koha.

“Absolutisht që jo. Absolutisht që jo. Asnjë paqartësi nuk ka që të gjithë në këto pozicione që jemi, të maksimizojmë punën për 25 prillin. Personalisht unë kam folur për listat e hapura. Sepse shikoj potencial të madh te opozita për lidhje të një kontrate individuale të drejtpërdrejt me qytetarët.

Ne nuk ka të drejtë njeri të na paragjykoj sepse nuk jemi në pushtet. Por kur Edi Rama thotë në vitin e 8 që ne “do të”, nuk besoj se ka më shqiptarë që do t’i fryjë më këtij kosi. Ai është në fund të mandatit, koha e tij ka ikur”, u Duma.

Të fundit