Flash News

Ditari i Opozitës

Dashnor Sula: Alibeaj të ngrejë grup negociator, Berisha faktor përbashkues i demokratëve

Dashnor Sula: Alibeaj të ngrejë grup negociator, Berisha faktor

Deputeti demokrat Dashnor Sula tha se Partia Demokratike sapo ka dalë nga një luftë civile, të cilën e ka cilësuar produkt të 6 marsit.

Në një lidhje direkte për MCN TV, Sula u shpreh se është e nevojshme një periudhë tranzicioni për partinë, ndërsa theksoi se bashkimi mund të arrihet vetëm nëse të dyja palët arrijnë të gjejnë një rrugë për negociata.

Sula u shpreh se nga njëra anë, është PD-ja zyrtare me Alibeajn që duhet të ngrenë një grup negociator dhe nga ana tjetër Sali Berisha që mund të jetë një faktor përbashkues.

“Zgjidhja më e mirë do të ishte të kishim një periudhë tranzitore, pasi sapo kemi dalë nga një “luftë civile”, i cili është produkt i 6 marsit dhe rrethanat e reja duhen lexuar me kujdes. Periudha e tranzicionit duhet të shërbejë për të ulur tensionet. Nuk mund ta shohim bashkimin që ikën një palë dhe vjen një tjetër, nëse ndodh, ky do të ishte gabim i madh. Të dy palët duke ngritur rrugën e komunikimit si palë negociatore, duhet të gjejnë pikat se si duhet të ecë ky bashkim. Nëse njëra palë nxjerr yçkla, nuk do të ketë bashkim. Periudha tranzitore kërkon të ulen gjakrat. Si foltorja dhe pjesa tjetër kanë patur përplasje verbale dhe idesh. PD duhet të udhëhiqet në mënyrë kolegjale, ku pjesëtarë të PD dhe Foltores të bëjnë përgatitjet, për zgjedhje nga seksioni poshtë, degët e deri te kryetari lart. Nga krahu tjetër ka një emër doktori Sali Berisha, i cili mund të jetë faktori përbashkues i demokratëve, nga krahu tjetër është kryetari i komanduar Alibeaj, bashkë me grupin parlamentar, duhet të ngrenë grupin negociator. Berisha dhe Basha janë deputetë, nuk janë të përjashtuar nga politika. Këmbëngul në idenë time, se do të duhet një periudhë tranzicioni që të gjithë palët të reflektojnë”, tha Sula.

Të fundit