Flash News

Ditari i Opozitës

PD Sarandë kundër ‘rrëmbimit’ të tokës në Nivicë: Ahmeti përkrah banorët, refuzon vendimin e Këshillit Bashkiak

PD Sarandë kundër ‘rrëmbimit’ të tokës

Partia Demokratike Sarandë ka reaguar lidhur me vendimin e Këshillit Bashkiak për dhënien e 60 hektarëve tokë, duke sqaruar pozicionin e saj dhe duke dënuar ashpër atë që e cilëson si një tjetër akt të rrëmbimit të pronave publike dhe private në favor të oligarkëve.

Në një njoftim për mediat, PD bën me dije se kryetari i degës, Shpëtim Ahmeti, ka qenë i pranishëm në protestën e banorëve të Nivicës përpara bashkisë dhe më pas ka kërkuar që zëri i tyre të dëgjohej edhe brenda mbledhjes së këshillit bashkiak.

Sipas PD, kërkesa për t’i dhënë të drejtën e fjalës qytetarëve është rrëzuar nga shumica e këshillit, çka tregon  mungesën e vullnetit për të dëgjuar zërin e komunitetit.

Në përfundim, PD thekson se në mbledhjen e djeshme të këshillit bashkiak ka marrë pjesë vetëm kryetari Shpëtim Ahmeti, i cili ka refuzuar hapur të votojë pro vendimit dhe është pozicionuar si zëri i vetëm politik në mbrojtje të banorëve.

POSTIMI I PLOTE

Partia Demokratike Sarandë sqaron opinionin publik në lidhje me dhënien e 60 hektarëve dje nga këshilli bashkiak Sarandë.

Së pari kryetari i PD Sarandë Shpëtim Ahmeti ka takuar banorët e Nivicës që protestonin para bashkisë Sarandë për të dëgjuar dhe ka kërkuar në mbledhjen e këshillit bashkiak që të dëgjoheshin banorët.

Ai ka kërkuar që banorët që protestonin jashtë të kishin të drejtën e fjalës në këshill, askush nuk duhet kishte frikë nga fjale e lirë. Por kërkesa e tij është rrëzuar nga këshilli.

Së dyti Partia Demokratike është qartazi dhe pa asnjë ekuivok kundër rrëmbimit të tokave të banorëve të Nivicës, të cilët janë duke u përballur edhe në procese gjyqësore për të drejtën e tyre.

 Rrëmbimi i tokave publike dhe private është bërë vendimarrje e zakonshme në favor të oligarkëve dhe pushtetit dhe për këtë PD ka qënë dhe do jetë përherë kundër.

Së treti në lidhje me votimin në këshillin bashkiak Sarandë. Sic e dini situata në zgjedhjet lokale 2023 ka qënë e komplikuar dhe Partia Demokratike nuk ka mundur të kandidoj me emrin e saj por me koalicionin Bashkë Fitojmë.

 Vertët që ende figurojnë në listat e Partisë Demokratike disa këshilltar bashkiak, po nuk ka të bëjë me Partinë Demokratike si vendimarrje politike dhe institucionale. Kjo sjell edhe lajme dashakeqëse që ngaterrojnë me qëllim.

Dje në këshillin bashkiak ka qënë pjesmarrës vetëm kryetari i partisë, këshilltari Shpëtim Ahmeti dhe qartësisht dhe publikisht ka refuzuar të bëhet palë me këshillin dhe ka qënë mbrojtësi publik i banorëve të Nivicës.

Partia Demokratike ka qënë dhe do jetë përherë në mbrojtje të interesit publik dhe të mirës së qytetarëve.

Të fundit