Flash News

Ditari i Opozitës

PD: Shqiptarët shpenzuan 30 mln euro për mjekim ndaj Covid-19, qeveria u rimbursoi vetëm 1% për t’u pasuruar vetë

PD: Shqiptarët shpenzuan 30 mln euro për mjekim ndaj Covid-19, qeveria

Partia Demokratike akuzon qeverinë se u ka rimbursuar shqiptarëve vetëm 1% të shpenzimeve për mjekim ndaj Covid-19.

Nënkryetarja e PD, Jorida Tabaku ka publikuar statistikat mbi ecurinë e fondeve për të sëmurët me Covid-19 dhe akuzon qeverinë se politikën nuk e përdor për t’i shërbyer qytetarëve por për t’u pasuruar vetë.

PD: Shqiptarët shpenzuan 30 mln euro për mjekim ndaj Covid-19, qeveria

“Shqiptarët kanë shpenzuar 30 mln euro për ilaçe dhe mjekime gjatë pandemisë ndërsa qeveria i ka rimbursuar qytetarëve vec 231 mijë euro.

As 1% e vlerës së harxhuar nuk ka shkuar për të ndihmuar qytetarët.

Fytyra e vërtetë e një qeveria që politikën nuk e përdor për ti shërbyer qytetarëve por tu pasuruar vete, të braktisur dhe në fatkeqësi!

Jemi vendi me varfërinë më të lartë në rajon, dhe me pagat më të ulëta. Kjo nuk mund të jetë manyra se si qeveriset vendi ynë”, shkruan Tabaku.

Të fundit