Flash News

Ditari i Opozitës

PD: Si premtoi Rama garë para ambasadorëve, pasi u zu me presh në dorë për vjedhjen me Portin e Durrësit

PD: Si premtoi Rama garë para ambasadorëve, pasi u zu me presh në

Partia Demokratike ka reaguar sërish për projektin e Portit të Durrësit, pasi qeveria hapi garën për ndërtimin e portit tregtar të Durrësit. Kujtojmë që qeveria do ta ndërtojë portin tregtar në Porto Romano.

Anëtari i Kryesisë së PD, Eno Bozdo ngriti pyetjet se cili standard duhet të besohet, ai që qeveria prezanton përpara ambasadorëve, apo atë që Rama zbaton me mikun e tij Alabar.

“E vërteta është se i zënë ngushtë përpara opinionit publik për aferën e ndertimeve ne portin ekzistues, Rama dhe qeveria e tij premton garë ndërkombëtare përpara ambasadorëve! E bën këtë ngaqë është zënë me presh në dorë ndërsa vjedh Durrësin dhe Portin e tij.

Projekti i ndërtimeve “Alabar” është vjedhja më e madhe e pronës publike, korrupsioni më harbut dhe arrogant që kjo qeveri ka bërë ndonjëherë.

Rama zgjodhi të mos hapte garën sepse Alabar është mik dhe klient i tij, dhe Rama mikut i dhuron, sigurisht jo thjesht në emër të mirësisë, pronën më strategjike të shtetit shqiptar, Portin aktual të Durrësit.

Madje duke bërë këtë, ka guximin e të paturpshmit kur ia shet durrsakëve dhe shqiptarëve si “zhvillim dhe ekonomi”. E vërteta është që ia sapo i ka vjedhur Durrësit dhe gjithë Shqipërisë asetin më të vlefshëm, dhe e ka bërë këtë vetëm për përfitim të tij”, tha Bozo.

Ky i fundit “zbërtheu” edhe skemën e investimeve, që sipas tij, është një tjetër PPP. Fondi Monetar Ndërkombëtar ngriti shqetësimin për PPP-të, duke thënë se kanë dalë nga kontrolli.

“Qeveria sapo na pohoi faktin që edhe porti i ri do të ndërtohet me koncesion: Sipas qeverisë, 54% të financimit do te mbulohet nga kompania ndërtuese. Kjo, po sipas qeverisë, “…nuk do të rëndojë në buxhetin e shtetit sepse do të paguhet nga Autoritetit Portual i Durrësit…”

54% e një investimi 390 milionë euro është 210 milionë euro. Po të marrim parasysh që fitimi vjetor i “Porti Durrës sha” është rreth 2 milionë euro në vit, kuptohet që do të duhen më shumë se 100 vjet për të shlyer këtë investim.

Asnjë skemë biznesi nuk mund të qëndrojë me matematikën e kësaj qeverie. Prandaj ky është një mashtrim i pastër, për ti shitur opinionit publik PPP mashtruese të radhës.  Dhe këtë e bën pikërisht ditën kur misioni i FMN deklaroi se PPP që kanë arritur në 40% të PBB, janë rreziku më i madh për ekonominë shqiptare dhe se qeveria aktuale nuk ka bërë asgjë për ti dhënë zgjidhje kësaj çështjeje.

Përfundimi është se Rama ka vendosur të vjedhë dy herë Shqipërinë dhe shqiptarët: e para nëpërmjet projektit “Alabar”, që ka filluar të shesë në ajër apartamentet e pa ngritura që tani, dhe e dyta nëpërmjet një PPP tjetër me të cilin do të ndërtohet Porti i ri i Durrësit”, u shpreh Bozdo.

Të fundit