Flash News

Ditari i Opozitës

PD: Si u bë “fermer” punonjësi i inceneratorëve? Përfitoi 310 mijë euro nga fondet e BE-së

PD: Si u bë “fermer” punonjësi i inceneratorëve?

Partia Demokratike ka reaguar për fondet e IPARD, që duhet të shkonin te fermerët, por që i përfituan inceneratorët.

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi tha AZHBR ka shpallur fitues të 310 mijë eurove, nga fondet e pakthyeshme që Bashkimi Europian jep për rritjen e kapaciteteve në bujqësi, shtetasin Elton Bualli. 

Ky i fundit rezulton punonjës i kompanisë së inceneratorëve. Këlliçi deklaroi Elton Bualli do të ndërtojë një fermë në zonën e Sharrës, në një sipërfaqe toke-arë prej 8500 metra katror.

“Këtë truall ia ka blerë një vit më parë kompanisë së inceneratorit të Tiranës, ku ai është administrator dhe përfaqësues, me të drejtë firme. Pra, nga punonjës, në më pak se një vit, Elton Bualli bëhet pronar toke, administrator i kompanisë së inceneratorëve dhe, së fundmi, ‘fermer’”, deklaroi Këlliçi. 

Ky i fundit ngriti disa pyetje për AZHBR, SPAK dhe qeverinë: 

Si ndodhi kjo mrekulli?

Përse koncensionari i shet tokën punonjësit të tij?

Kush kërkon të fshihet pas emrave të tjerë?

Landfillin kompania nuk e ka prone, e ka me koncension: Me ç’të drejtë i shiten 8500 metra Buallit?

Elton Bualli, ka prokurë të posaçme noteriale dhe përfaqëson e vepron në emër të inceneratorit të Tiranës. A është hetuar ky zotëri nga SPAK, si pjesë e hetimit për çështjen e inceneratorëve? 

Ku po e kërkojnë Gugalljan dhe s'e kanë gjetur?

Si e shpjegon ministrja Krifca që fondet e AZHBR shkojnë për individë të lidhur me aferën e inceneratorëve dhe jo fermerëve të vërtetë?

 

Të fundit