Flash News

Ditari i Opozitës

PD sqaron kërkesën për shtyrjen e afatit të punimeve për Komisionin e Inceneratorëve me dy muaj

PD sqaron kërkesën për shtyrjen e afatit të punimeve

Komisioni Hetimor ka nisur sot mbledhjen e radhës. Kryetarja e komisionit, Jorida Tabaku, ka sqaruar kërkesën që PD ka depozituar për shtyrjen e afateve të punimeve me dy muaj.

“Kemi bërë kërkesë për shtyrjen e punimeve të komisionit hetimor me dy muaj. Kërkesa është bërë që në datën 20.12.2021 drejtuar Kuvendit. Këtë kërkesë ne e diskutuam në 19 janar por nuk patë vullnet politik. Ky është një sqarim i bërë për të kundërshtuar gojët e liga që flasin pa ditur faktet e prova për punën e Komisionit Hetimor të trajtimit të mbetjeve.  Interesi publik ishte për të ditur nëse kemi kërkuar apo jo shtyrjen e afatit të Komisionit Hetimor dhe kjo kërkesë është bere”, tha Tabaku.

Deputetja shtoi se sot do të dorëzohen edhe kallëzimet penale për ato institucione që nuk kanë sjellë informacionet e kërkuara në kuadër të hetimeve për inceneratorët e Tiranës, Fierit dhe Elbasanit. “Ju lutem për këdo që nuk ka kthyer përgjigje të bëjmë një padi për këta persona. Është shumë e rëndësishme përgjigjia e Drejtorisë së Tatimeve”, tha Tabaku.

Të fundit