Flash News

Ditari i Opozitës

PD takim me shqiptarët në Belgjikë, në fokus roli i diasporës në 11 maj

PD takim me shqiptarët në Belgjikë, në fokus roli i

Dega e Partisë Demokratike ne Belgjikë do të zhvillojë një takim informues me bashkatdhetarët në këtë shtet.

Takimi do te ketë në fokus rolin e diasporës në zgjedhjet e 11 majit 2025.

I pranishëm në takim do të jetë Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka.

"Të dashur bashkatdhetarë, anëtarë të kryesisë dhe mbështetës të Partisë Demokratike,

Na nderoni me pjesëmarrjen tuaj në një takim informativ mbi situatën aktuale politike dhe rolin e diasporës në zgjedhjet e 11 majit 2025. Takimi do të zhvillohet në prani të z. Flamur Noka, deputet dhe sekretar i përgjithshëm i Partisë Demokratike.

Detajet e takimit:

Data: 26 janar 2025 (e diel)

Ora: 15:00

Adresa: Elite Event Center

Chaussée de Vilvorde 46, 1120 Bruksel

Ju mirëpresim me kënaqësi!

Me respekt,

Kryesia e PD – Dega Belgjikë", thuhet në njoftim.

Të fundit