Flash News

Ditari i Opozitës

PD tërhiqet nga votimi i Avokatit të Popullit, Berisha: Nuk marrim pjesë në farsë

PD tërhiqet nga votimi i Avokatit të Popullit, Berisha: Nuk marrim

Partia Demokratike është tërhequr nga procesi i zgjedhjet se Avokatit të ri të Popullit.

Këtë deklaroi kreu i demokratëve, Sali Berisha, nga një deklaratë për mediat nga selia blu. Berisha tha se i gjithë procesi është një farsë, pasi sipas tij PS futi në lojë Endri Shabanin.

“Opozita ka tërhequr të gjithaq firmat, për kandidatura të tjera përvec kandidaturave që ka zgjedhur vetë, të cilat janë Besim Ndregjoni, Adriana Kalaja, Jola Hysaj, Aranita Brahaja, Haluci, Dardan Mustafaj. Këta janë kandidaturat tona. Sot futën kandidaturën e tyre. Ulizua tha se ne nuk njohim tërheqjen e firmave. Kështu që ne tërhiqemi totalisht nga procesi. Nuk jemi më palë në procesin e zgjedhjes së Avokatit të Popullit. Ne në një fars nuk marrim pjesë. Nëse ja lana PD ne u treguam të arsyeshëm. Ne paraqitëm disa kandidatura, ata shtuan edhe kandidaturat e tyre. Është Endri Shabani. PD tërhiqet nga procesi, nuk marrim pjesë në proces. Kjo është një turp i tyre”, tha Berisha.

Të fundit