Flash News

Ditari i Opozitës

PD thërret mbledhje urgjente pas mohimit të komisioneve hetimore

PD thërret mbledhje urgjente pas mohimit të komisioneve hetimore

Partia Demokratike ka thirrur një mbledhje të posaçme të Grupit Parlamentar nesër, të premten më 31 tetor, në orën 12:00.

Në njoftimin dërguar deputetëve, kërkohet pjesëmarrja e plotë “për shkak të rëndësisë së mbledhjes”, që lidhet me situatën e krijuar në Kuvend pas mohimit të të drejtave kushtetuese të opozitës.

"Të nderuar kolegë,
Nesër, e premte datë 31 Tetor, ora 12:00, mbledhje e posaçme e Grupit Parlamentar të PD lidhur me situatën e krijuar sot në Kuvend me mohimin e të drejtave kushtetuese të opozitës. Lutem të mos ketë asnjë mungesë për shkak të rëndësisë së mbledhjes."

Kjo mbledhje vjen pas refuzimit nga mazhoranca të kërkesës së opozitës për ngritjen e dy komisioneve hetimore parlamentare, vendim që deputetët opozitarë e kanë cilësuar si “akt të papranueshëm dhe antikushtetues”.

Në shenjë proteste, opozita braktisi sot seancën plenare, duke akuzuar mazhorancën për shkelje të Kushtetutës dhe pengim të kontrollit parlamentar.

Të fundit