Flash News

Ditari i Opozitës

PD thërret protestë para kryeministrisë më 17 Nëntor: Pas Lali Erit, radha e Ballukut dhe Ramaduros

PD thërret protestë para kryeministrisë më 17 Nëntor:

Partia Demokratike ka thirrur proteste të hënën, më 17 Nëntor, në orën 18:00 para Kryeministrisë. Në një mesazh të shpërndarë në rrjetet sociale, PD shkruan:

‘Të dashur miq:

Pas Lali Erit është radha e Lubi Ballukut dhe Ramaduros që të përfundojnë në qeli. Është detyra jonë që ta shpëtojmë Shqipërinë. Që Parlamentin ta kthejmë te njerëzit.

Protestë,

E hënë dt. 17 Nëntor, Ora 18.00. @Kryeministria’, thuhet në mesazhin e shpërndarë nga Partia Demokratike

Protesta e 17 Nëntorit është një rinisje e aksionit opozitar për llogaridhënie dhe drejtësi ndaj aferave të qeverisë Rama.

Belinda Balluku është nën hetim nga SPAK për paracaktim të tenderit të tunelit të Llogarasë, ndërsa afera e aeroportit të Vlorës ka shpërthyer me akuza të ndërsjellja mes aksionerëve në këtë biznes.

Të fundit