Flash News

Ditari i Opozitës

PD thirrje KQZ-së: Mos e regjistroni kandidaturën për deputet të Tom Doshit

PD thirrje KQZ-së: Mos e regjistroni kandidaturën për deputet

Tom Doshi nuk duhet të marrë pjesë në zgjedhje. Kjo është thirrja e Partisë Demokratike drejtuar KQZ-së, përmes një deklarate të shpërndarë në media.

PD e konsideron Tom Doshin subjekt të ligjit të dekriminalizimit dhe sipas saj dhe ai nuk mund të marrë pjesë në zgjedhje. Sipas PD-së, KQZ duhet ta marrë këtë vendim në interesin më të mirë të vendit dhe qytetarëve shqiptarë.

“Tom Doshi është subjekt i ligjit të dekriminalizimit dhe ai nuk mund të marrë pjesë në zgjedhje. Në kuptimin e ligjit të dekriminalizimit, neni 2, Tom Doshi ndalohet të kandidojë, pasi ai është i dëbuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Urdhri i Sekretarit Amerikan të Shtetit ia ndalon atij hyrjen në SHBA, duke përbërë shkak ligjor për ndalimin e kandidimit të Tom Doshit në zgjedhjet e 25 Prillit 2021.

PD i bën thirrje KQZ të zbatojë ligjin dhe të marrë këtë vendim, në interesin më të mirë të vendit dhe qytetarëve shqiptarë.” thuhet në njoftim.

Tom Doshi është i renditur i pari në listat e Partisë Socialdemokrate në Shkodër dhe Tiranë. Pak kohë më parë edhe ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim u shpreh kundër kandidimit të Tom Doshit në zgjedhjet e 25 Prillit.

Të fundit