Flash News

Ditari i Opozitës

PD tregon shkresat e transfertave bankare: Kompania guackë në Bullgari kaloi miliona euro për inceneratorin e Tiranës

PD tregon shkresat e transfertave bankare: Kompania guackë në Bullgari

Partia Demokratike ka nxjerrë disa shkresa transfertash bankare, që sipas saj, i ka bërë kompania e inceneratorëve, Integrated Energy, drejt një ndërrmarje bullgare. PD thotë se ajo është “në pronësi të sekserëve me të cilët ndan paratë Edi Rama”.

Anëtari i Këshillit Kombëtar, Jamarbër Malltezi tha nga selia blu se, “Për këtë qëllim u krijua edhe guacka ne Bullgari, nga sekseret e Ramës: Mërtiri-Zoto-Blushi. Të grabisin miliona euro nga paratë  publike të taksave të shqiptarëve dhe me to të mbanin mbyllur gojë e ekrane!”

PD thotë se “koka” e të ashtëquajturës aferë e inceneratorëve nuk është ish-ministri Lefter Koka, që ndodhet në burg, por kryeministri Rama, kryebashkiaku Veliaj dhe zyrtarët e lartë të qeverisë si Arben Ahmetaj dhe Ëngjëll Agaçi. 

Nisur nga kjo, Malltezi ngriti disa pyetje:

1. Çfarë ekspertize ofrojnë tre sekserët e Edi Rames: Mertiri, Zoto dhe Blushi?

2. Për çfare ka faturuar mbi 1 milion euro, kjo guacka në Bullgari, kompaninë e inceneratorit të Tiranës që po grabit miliona euro të tjera, por incenerator nuk ka?

3. Koka është në burg për fatura fiktive prej 9 muajsh. Pse ky standard i dyfishtë?

4. Po faturat mbi 1 milion euroshe të 3 sekserëve të Edi Ramës, a janë reale apo fiktive?

5. A janë Rama-Agaci-Ahmetaj-Veliaj përmbi ligjin, që SPAK nuk guxon të veprojë ndaj tyre?

Të fundit