Flash News

Ditari i Opozitës

PD: Veliaj shpall tender 1.3 mln euro për pastrimin e "Sheshit Skënderbej", teksa paguan mbi 1 mijë punëtorë

PD: Veliaj shpall tender 1.3 mln euro për pastrimin e "Sheshit

Zëdhënësja e fushatës elektorale për Bashkinë e Tiranës, Silvi Bardhi ka dhënë detaje nga projekti i propozuar nga kandidati i opozitës për Tiranën, Belind Këlliçi për nënkalimin e “Sheshit Skënderbej”.

Bardhi tha se projekti i propozuar nga Këlliçi kushton 4.5 milionë euro, teksa tha se paratë që nevojiten për ndërtimin e tij janë, por po shpërdorohen nga Erion Veliaj.

Ajo shtoi se Veliaj ka shpallur tender 1.3 milionë euro për pastrimin e “Sheshit Skënderbej”, ndërkohë që qytetarët e Tiranës paguajnë 9 milionë dollarë në vit për të paguar 1.075 punonjës të shërbimit të pastrimit në Tiranë.

Deklarata e Bardhit:

Belind Këlliçi ka paraqitur një projekt që i jep zgjidhje një prej problemeve më akute të Tiranës që është qarkullimi dhe trafiku, me nënkalim në Sheshin Skënderbej. Ky projekt do të kushtojë 4.5 milionë euro. Nënkalimi i propozuar nga Belind Këlliçi zgjidh një shqetësim të përditshëm për të gjithë ne, na kursen kohën dhe karburantin.

Disa pyesin, ku do i gjejë Belindi paratë? Paratë janë, por shpërdorohen, pasi qytetarët e Tiranës, paguajnë me taksat e tyre, disa herë Bashkinë Tiranë për një shërbim të vetëm. Dhe rasti është i freskët.

Erjon Veliaj ka shpallur një tender prej 1.3 milionë euro për pastrimin e “Sheshit Skënderbej” ndërkohë që ne, qytetarët e Tiranës paguajmë 9 milionë dollarë në vit me taksat tona 1 mijë e 75 punonjës, për pastrimin e qytetit. Por këta punonjës dhe ky fond i marrë nga taksat tona, nuk i mjaftojnë Erjon Veliajt.

Ai ka shpallur një tender që shumë mirë mund ta kryejnë punonjësit akutalë të Bashkisë. 1.3 milionë euro do i jepen një kompanie private për mirëmbajtje të një sheshi prej 6 mijë metra katror pllaka dhe beton. Aktualisht Bashkia Tiranë administron dy drejtori për mirëmbajtjen, Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve dhe Ndriçimit dhe Drejtroria e Përgjithshme e Pastrim Gjelbërimit.

Bashkë me to janë 6 kompani pastrimi të qytetit të cilat marrin miliona euro nga taksat tona. Pastrimi i qytetit është shumë i rëndësishëm, por sot shihet si një mundësi për përfitim e ndarje favoresh.

Ndaj lind pyetja. Përse u kërkohet taksapaguesve më të varfër të Europës të paguajnë sërish për pastrimin?

Ka ardhur koha që këto metoda jo transparente dhe abuzimi me paratë e qytetarëve të Tiranës të ndalen. Me 14 maj është koha për ndryshim, është koha për të sjellë në krye një model që kujdeset për taksat e qytetarëve dhe i shndërron ato në shërbime e në të mira për Tiranën e banorët e saj.

Të fundit