Flash News

Ditari i Opozitës

PD viziton familjet në nevojë: Vaksina më e mirë për Shqipërinë është largimi i Ramës

PD viziton familjet në nevojë: Vaksina më e mirë për
Foto gjatë takimit

Përfaqësuesit e PD-së, Gazment Bardhi dhe Albana Vokshi kanë vizituar disa familje në periferi të Tiranës, ku kanë parë nga afër gjendjen e banorëve dhe janë njohur me shqetësimet e tyre.

Sipas PD, problemi kryesor i tyre ishte papunësia. Gjithashtu shton se familjet jetonin me fare pak të ardhura, në çadra plasmasi, ndërsa ndihma ekonomike u ishte ndërprerë pa arsye.

Partia Demokratike thotë se historitë që treguan kryefamiljarët janë të dhimbshme dhe revoltuese, për shkak "të mashtrimeve dhe arrogancës" me të cilën qeveria vepron kundër qytetarëve.

 “Vaksina më e mirë për Shqipërinë është largimi i Ramës. Vetëm kështu do të shkojmë nga dështimet drejt suksesit, nga dëshpërimi drejt shpresës”,  theksoi Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi gjatë bashkëbisedimit me tre familje në Baldushk.

Ky i fundit i siguroi banorët se kjo situatë do të ndryshojë pas 25-prillit, nëse PD do të marrë drejtimin e vendit. "Ndryshimi fillon nga një qeveri, që mbështet njerëzit dhe nuk punon për vete", u shpreh Gazment Bardhi.

Të fundit