Flash News

Ditari i Opozitës

PD zgjedh drejtuesit e departamenteve të Arsimit dhe Brain Gain/Ekselencës

PD zgjedh drejtuesit e departamenteve të Arsimit dhe Brain

Pasditen e së martës në Partinë Demokratike u zhvilluan zgjedhjet për Departamentin e Arsimit dhe Departamentin Brain Gain dhe Ekselencës.

Me shumicën e votave të anëtarëve u zgjodhën:

- Lili Sula, u zgjodh drejtuese e Departamentit të Arsimit të Lartë, Shkencës dhe Innovacionit kundrejt kandidates tjetër në garë, Ilirjana Kucana.

- Andi Mustafaj, Drejtues i Departamentit të Brain Gain dhe Ekselencës - për rrjetin ndërkombëtar kundrejt kandidates Ana Perduka.

- Elior Vila, Drejtues i Departamentit të  Brain Gain dhe Ekselencës - për rrjetin kombëtar kundrejt kandidates Ana Perduka.

Zyra e shtypit në PD bën me dije se grupit të punës iu bashkuan nëpërmjet platformës online pedagogë nga Universitetet më të mira në Amerikë, të rinj ekselentë të shkolluar e punësuar jashtë vendit, të cilët kanë dëshirën për të kontribuar për vendin e tyre.

Pak ditë më parë në Departamentin e Sigurisë Publike drejtues u zgjodh Avenir Peka. Për herë të parë, Partia Demokratike, fut votimin on-line për zgjedhjen e drejtuesve të departamenteve duke i dhënë mundësinë e votës çdo anëtari departamenti që do të dojë të shprehë me votë zgjedhjen për drejtues departamentesh, pavarësisht ku ata ndodhen.

 

 

Të fundit