Flash News

Ditari i Opozitës

PD zyrtarizon 15 anëtarët e rinj të Kryesisë, 5 gra dhe 10 burra i bashkohen ekipit të ri, lihen jashtë kritikët e Bashës

PD zyrtarizon 15 anëtarët e rinj të Kryesisë, 5 gra dhe 10
Në foto/ Mbledhja e Këshillit Kombëtar

Pak pas mesnate ka përfunduar numërimi i fletëve të votimit për zgjedhjet e ekipit të ri të kryesisë së Partisë Demokratike. PD ka zyrtarizuar listën me 15 anëtaret e rinj.

Anëtarët e Këshillit Kombëtar zgjodhën me votë të fshehtë në mesin e 15 më të votuarve, 5 gra dhe 10 burra.

5 drejtueset femra që do të jenë pjesë e Kryesisë së re të PD-së janë:

Oriola Pampuri,

Dhurata Çupi

Juela Hamati

Taulanda Jupi

Lindita Metaliaj

Në mesin e 5 femrave që u zgjodhën pjesë e kabinetit drejtues, Oriola Pampuri ka marrë përqindjen më të lartë të votave të anëtarëve të Këshillit Kombëtar.

10 burrat që i bashkohen ekipit të kryesisë së demokratëve:

Gert Bogdani

Tomorr Alizoti    

Agron Gjekmarkaj

Ervin Salianji

Flamur Noka

Oerd Bylykbashi

Kreshnik Çollaku

Aldo Bumçi

Fitim Zekthi

Gent Strazimiri

Rivaliteti ka qenë më i fortë mes dy kandidatëve: Luan Baçit dhe Gent Strazimirit. Në balotazh shorti vendosi që Strazimiri të jetë anëtar i Kryesisë.

Në mesin e emrave fitues, mungojnë kritikët e Bashës. Kreu i demokratëve kur shpalli listën e anëtarëve përfshiu në mesin e kandidaturave edhe dy rivalët e tij për kreun e PD-së, Fatbardh Kadilli dhe Agron Shehaj. Por pas përfundimit dhe numërimit të votave, vihet re se në listë mungojnë emrat e Kadillit dhe Shehajt. Anëtarët nuk kanë dhënë votat e mjaftueshme për t’i besuar postin njërit nga dy rivalët e Bashës.

Mes të përjashtuarve nga lista fituese e Kryesisë, është edhe dhëndri i ish-kryeministri Sali Berisha, Jamarbër Malltezi. I pranishëm në mbledhjen e Këshillit Kombëtar dje ka qenë edhe ish-kryeministri Sali Berisha. Kujtojmë që pak kohë mëparë Berisha u shpall non-grata nga SHBA dhe ka pasur një seri ‘sulmesh’ ndaj tij dhe ambasadores amerikane Yuri Kim.

 

 

Të fundit