Flash News

Ditari i Opozitës

PD:Të gjithë manipuluesve, kërcënuesve dhe hajdutëve, u bëjmë me dije se jeni listuar si terroristë elektoralë

PD:Të gjithë manipuluesve, kërcënuesve dhe hajdutëve, u

Zëdhënësi i fushatës së PD, Andi Mustafaj ka falënderuar të gjithë komisionerët e opozitës, që sipas tij mbajtën gjallë demokracinë në kushte të pabarabarta.

DEKLARATË PËR MEDIA ZËDHËNËSI I FUSHATËS SË PD, ANDI MUSTAFAJ

Partia Demokratike, duke falenderuar qytetarët që kanë votuar sot, pavarësisht presioneve të pafundme të patronazhistëve të Edi Rames ju bën thirrje të gjithë atyre që nuk kanë votuar ende, të dalin për të shprehur vullnetin e tyre të lirë.

Ne kërkojmë që cdo votë e mundur për ndryshimin dhe kundër stanjacionit 12 vjecar, të hidhet.

Ne falenderojmë votuesit, vëzhguesit, dhe komisionerët e opozitës që kanë mbajtur sot të gjallë demokracinë në kushte të pabarabarta.

Të gjithë ndërhyrësve, manipuluesve, kërcënuesve, hajdutëve elektoralë, u bëjmë me dije se jeni listuar, me pamje, emër dhe rekorde, si terroristë elektoralë.

Me besim te fitorja dhe ndryshimi: votoni, votoni, votoni!

Të fundit