Flash News

Ditari i Opozitës

Peleshi censuroi mesazhin e DASH, Berisha: Rruga e vetme është kryengritja paqësore më 10 shkurt

Peleshi censuroi mesazhin e DASH, Berisha: Rruga e vetme është

Kreu i PD-se Sali Berisha ka akuzuar sot Niko Peleshin për censurimin e mesazheve të Departamentit të Shtetit (DASH), duke theksuar se ky veprim tregon bashkëpunim me krimet e kryeministrit Edi Rama.

“AKSHI është dosja që ka lënë pa mend kancelaritë evropiane dhe ato të vendeve të mëdha. Është një dosje që tejkalon çdo lloj imagjinate, me qindra video dhe fotografi ku edhe vetë Edi Rama është i damkosur,” tha Berisha.

Ai shtoi se Rama po luan me fatet e vendit dhe të çdo shqiptari për të mbrojtur krimet e tij, dhe për këtë arsye ka thirrur qytetarët për kryengritje paqësore më 10 shkurt, si një akt dinjiteti dhe guximi.

PJESE NGA DEKLARATA

AKSHI është dosja që ka lënë pa mend kancelaritë evropiane, por edhe të vendeve të tjera të mëdha.
Është dosja që tejkalon çdo lloj imagjinate.
Për të mos folur pastaj për qindra dhe mijëra video dhe fotografi në të cilat edhe vetë Edi Rama është kokë e këmbë i damkosur.
Edi Rama po loz me fatet e vendit.
Me fatin e çdo shqiptari për të mbrojtur krimet e tij.
Ndaj dhe 10 shkurti është dita e çdo qytetari, është dita e dinjitetit, e guximit, e kurajës, e vendosmërisë për të marrë fatin në duar.
Ju e patë edhe sot, pavarësisht se Peleshi i parlamentit e kishte hequr, por në takimin që bëri në Departamentin e Shtetit, citohej fjalë për fjalë lufta kundër organizatave kriminale transnacionale, çka parakupton rrezikun që kartelet shqiptare dhe organizatat e drogës paraqesin për vendet e tjera.
Dhe ai e censuron, duhet të lexojmë njoftimin e departamentit për të marrë vesh të vërtetën e njoftimeve të SHBA.
Këta janë bashkëpunëtorë në krim.
Niko Peleshi që bën këtë censurë është bashkëpunëtor në krimet e Edi Ramës.
Ndaj dhe njëherë rruga e vetme është kryengritja paqësore.
Nuk kanë asnjë interes përveç vjedhjeve për pasurim të tyre.

Të fundit