Flash News
Shpërthim i fuqishëm në një bllok banesash në Hagë
Kthyen banesën në ‘fole’ pro*titucioni, 7 të arrestuar në Elbasan
Aksident në Byppass-in e Fierit, humb jetën pasagjeri, drejtuesi dërgohet te Trauma
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Aksident i rëndë në Kroaci, humb jetën një shqiptar
Peleshi- opozitës: Ndajeni mendjen, do i zbatoni vendimet e gjykatave apo do të digjni karriget
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Niko Peleshi, në fjalën e tij nga foltorja e kuvendit u shpreh se opozita duhet të mbajë një qëndrim në lidhje me vendimin e gjykatave.
Peleshi u shpreh se mazhoranca nuk është dakord në lidhje me vendimin e Administratives, për zbutjen e dënimit të përjashtimit nga Kuvendit të 24 deputetëve të PD, por se nuk djeg karriget në formë revolte.
“Opozita në të drejtën e saj që të zgjedhë kursin e saj.
Duhet të ndajmë mendjen se çfarë qendrimi do të mbajmë për vendimet e gjykatave. T’i pranojmë apo jo. Kjo sepse për shkak të një vendimi gjykate, ju dogjët karriget e parlamentit, tani për shkak të një vendimi gjykate jeni sot këtu.
Edhe ne mund të mos jemi dakord, që një gjykatë administrative merr atributet e Kuvendit, por kemi një standard tjetër, pavarësisht flagrancës në vendim, ju sot jeni këtu dhe ne nuk po djegim karriget për tu revoltuar ndaj vendimit”, tha ai.