Flash News

Ditari i Opozitës

Peleshi përjashtoi Boçin, opozita braktis sallën: Nuk i jepni të drejtë replikës

Peleshi përjashtoi Boçin, opozita braktis sallën: Nuk i jepni

Pas përjashtimit të Luçiano Boçit nga seanca, opozita ka braktisur sallën e Kuvendit.

Deputeti demokrat Belind Këlliçi ka deklaruar nga foltorja e Kuvendit se braktisja e sallës nga opozita, ishte një shenjë solidariteti me deputetin demokrat.

Këlliçi tha se mazhoranca nuk i jep të drejtë replikës.

"Do të largohemi në shenjë solidariteti nëse nuk merr fjalën deputeti Boçi. Është e paimagjinueshme. Nëse ju nuk gjeni mënyrën për të rikthyer normalitetin, për t’i dhënë të drejtën e replikës, kemi vendosur të largohemi në shenjë solidariteti", tha Këlliçi.

Të fundit