Flash News

Ditari i Opozitës

'Pëllumbesha Spirogjoka në portalin e-Albania"

'Pëllumbesha Spirogjoka në portalin e-Albania"

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka publikuar këtë të mërkurë denoncimin e një qytetari në lidhje me portalin e-Albania. 

Qytetari shkruan se avatari që shfaqet si sekretare virtuale në portalin e-Albania, ngjason me kryeparlamentaren Elisa Spiropali. Qytetari ngre akuza se çdo institucion publik sipas tij po personalizohet apo privatizohet në mënyrë simbolike.

Teksa sjell në vëmendje ndërtimin e pallatit portret në Tiranë (që shumë e përafrojnë me kryeministrin Rama), qytetari shkruan se këto elemente japin një mesazh të paqartë dhe mund të ndikojnë në perceptimin e publikut për institucionet shtetërore.

Ai shton se administrata publike duhet të jetë sa më neutrale dhe përfaqësuese për të gjithë.

Postimi i Berishës:

Pëllumbesha Spirogjoka në portalin e-Albania.

Neveri dhe vetëm neveri!

Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital.

I nderuar doktor, ju përshëndes me respekt.
Dëshiroj t’ju informoj për një detaj që më ka rënë në sy gjatë përdorimit të portalit zyrtar E-Albania. Avatari që shfaqet si “sekretare virtuale” në këtë platformë më ngjason shumë me figurën publike të znj. Elisa Spiropali. Kjo më ka krijuar një ndjesi jo të këndshme, sidomos në kontekstin e një klime politike ku shpesh krijohet përshtypja se çdo institucion publik po personalizohet apo privatizohet në mënyrë simbolike.
Nga ndërtimi i pallatit në qendër të Tiranës me formë që përngjan me një portret, e deri te ky avatar që përngjan me një përfaqësuese politike — të gjitha këto elemente japin një mesazh të paqartë dhe mund të ndikojnë në perceptimin e publikut për institucionet shtetërore.
E bëj këtë vërejtje thjesht si qytetar që dëshiron një administratë publike sa më neutrale dhe përfaqësuese për të gjithë.
Me respekt dhe dëshirë për të kontribuar në përmirësimin e shërbimeve publike.

Të fundit