Flash News
Përfshihet nga flakët kati i 8-të i një pallati te ish-Stacioni i Trenit në Tiranë
Dalin në shitje biletat për sfidën Angli-Shqipëri, ja si mund t’i merrni
Berisha: Kërkova hetim ndërkombëtar për 21 Janarin, por Ina Rama refuzoi, përgjegjësinë e ka Rama
Abuzimi me tenderin e rrugës Kardhiq-Delvinë, SPAK kërkon një vit burg Sonila Qaton
Parandalohet një ngjarje kriminale në Durrës, arrestohen tre persona me armë dhe automjete të blinduara
Pensionet/ Berisha: 780 mijë gra dhe burra që kanë shkri jetën, nga një buxhet 8.2 mld euro, iu ndahen 16 mln euro
Gjatë fjalës së tij, në takimin e oragnizuar nga Partia Demokratike Pogradec kreu i partisë demokratike, Sali Berisha u shpreh se një pensionist në Shqipëri të marrë mesatarisht 170 euro, në Mal të Zi të marrë 450 euro.
Kush ka qenë nga ju në Mal të Zi? Çfarë ka Mali i Zi? Nuk ka asnjë të 1/5 të pasurivë të Shqipërisë.
Fjala e plotë:
Atëherë dyqanet ishin bosh. Sot dyqanet janë plot. Po kjo vitrinë e është e ndaluar për një pjesë të madhe të qytetarëve shqiptarë. Janë mollë e ndaluar.
Çfarë i duhet dyqani atij që merr 60 euro në muaj? Çfarë i duhet dyqani plot atij që, merr 120 euro në muaj? Çfarë i duhet dyqani plot, atij që nuk merr asnjë euro në muaj?
Çfarë i duhet dyqani plot pensionistit që, merr 170 euro në muaj, duhet të paguajë dritat, ujin, njëlloj sa ai që merr 7 mijë euro në muaj, duhet të paguajë ilaçet njëlloj si ai. Çfarë i mbetet atij, më thoni ju mua? Qoftë demokrat, socialist, i pa parti.
Çfarë i mbetet një invalidi që edhe për të sjellë nga jashtë, edhe në qoftë se ia dërgojnë mjete që i duhen atij, i marrin në doganë një herë e gjysmë çmimin që ka paguar.
Çfarë mund t’u thuhet sot pensionistëve që, sot janë 780 mijë gra dhe burra, kanë shkri jetën, dhe që në një buxhet 8.2 mld euro ndahen 16 milionë euro.
Ndahen, do të më falni për shprehjen, në mënyrë absolute me numër, aq sa ndan gjermani për qentë e shtëpisë. U lidh nga një pension gjermani, edhe qenve, u paguan 130 euro, ta dini këtë. Maces më pak, qenit më shumë.
Shikoni pra, se sa afër jemi ne me këta. Jemi një me këta. Pavarësisht nga bindjet, pavarësisht se për kë kemi votuar më parë.
Po se, një pensionist në Shqipëri të marrë mesatarisht 170 euro, në Mal të Zi të marrë 450 euro. Kush ka qenë nga ju në Mal të Zi? Çfarë ka Mali i Zi? Nuk ka asnjë të 1/5 të pasurivë të Shqipërisë. Absolutisht!
Po, pse, një pensionist në Maqedoni të marrë 280% të pensionit që marrim ne? Dhe të gjitha këto, me të gjitha dokumentet, ne ishim para të gjithëve në vitin 2013. Ata ishin ndën ne në pensione, ndën ne në rroga.
Rumuni, kishte rrogën minimale në vitin 2013, 800 lei. Lexoni, shikoni sa e ka sot, 3300 lei. Kosova, shtet i sapoformuar, i shpallën pavarësinë, përsëri pensionistët marrin 30-40% më shumë se sa në Shqipëri.
Pse ndodh kjo? Kjo ndodh, sepse qeveria demokratike, që i thotë vetes përfaqësuese e qytetarëve, është e detyruar që të ardhurat që krijon t’i shpërndajë me qytetarët.
Çfarë bënë këta? Ky ngriu rrogat e ulëta, ky ngriu pensionet, ky mashtroi me indeksimin e pensioneve.
A ka akt më cinik?
Po marrim vitin e fundit. Në dhjetor të vitit 2023, votohet në parlament buxheti, ku pensionistëve do iu jepej indeksimi me 4%.
Erdhi marsi gjer në tetor, asnjë qindarkë. Që ishte ligj. Por ligjin nuk mund ta shkelë kurrë qeveria. Por një qeveri që nuk ka ligj, është kjo qeveri.
Dhe në tetor e vendosi, i grumbulloi, nga marsi gjer në tetor luajti bixhoz me to dhe tha po jap bonusin në dhjetor.
Qeveria e Kosovës, çfarë bëri? Do të rris 20% pensionet, tha kryeministri i Kosovës. Dhe, për të rritur pensionet mori 100 milionë euro nga buxheti dhe i vendosi në fondin e pensioneve. E kishin 500 milionë euro, e bëri 600 milionë euro.