Flash News

Ditari i Opozitës

Pensionet, Tabaku: Justifikime pa fund, por asnjë lekë për të moshuarit

Pensionet, Tabaku: Justifikime pa fund, por asnjë lekë për

Deputetja demokrate Jorida Tabaku, ka reaguar lidhur me premtimet dhe veprimet e fundit të qeverisë në raport me pensionistët.

Tabaku theksoi se qeveria ka shpërfillur plotësisht nevojat e kësaj kategorie, duke bërë vetëm premtime boshe dhe pa asnjë ndihmë konkrete nga buxheti i shtetit.

Ajo vuri në dukje se rritja e pensioneve është qesharake, vetëm 20 lekë në ditë, ndërsa përfitimet e tjera buxhetore shkojnë në duart e një grupi të vogël monopolistësh dhe përmes koncesioneve.

Reagimi i Tabakut

Kam tre javë që flas me pensionistët, kam takuar dhe kam krijuar kontakte me ta, dhe më në fund edhe qeveria u kujtua të flasë për ta. Më vjen mirë që ndonjëherë edhe më dëgjojnë. Dy elemente për të theksuar:

Së pari, rritja e pensioneve është vetëm 20 lekë në ditë. Çfarë dëgjuam sot në mëngjes? Dukej sikur fliste lideri i opozitës, sikur nuk ka 12 vjet në pushtet. Nxori justifikime pa fund, por asnjë lek nga buxheti i shtetit. Tha se është rritur informaliteti në një mënyrë të pashoqe dhe ekonomia informale është zgjeruar. Por kush është fajtor që shqiptarët punojnë në të zezë? Kush i rriti taksat? Kush e komplikoi sistemin?

Ai tha gjithashtu që tregjet janë rritur, monopolet janë forcuar dhe është e pamundur të operosh për shkak të rritjes së çmimeve. Por kush e ka fajin sot që ka monopole dhe që ekonomia është përqendruar në pak duar?

 Nuk është e mundur të paguash pensionistët sepse ky është buxheti i shtetit, tha ai. A nuk kanë muaj që thonë se e kanë dyfishuar produktin e brendshëm bruto? Si nuk u gjendën 20 lekë për pensionistët, kur 50% e PBB-së sot shkon për koncesione?

Të flasësh si opozitë kur qeveris prej 12 vjetësh dhe të ankohesh për veten tënde? Nuk di qeveri në botë ta bëjë këtë!

Të fundit