Flash News

Ditari i Opozitës

“Pensionistët në krye të punësimit”, Berisha: Vendi drejt falimentimit

“Pensionistët në krye të punësimit”, Berisha:

Kreu i PD, Sali Berisha ka komentuar anketën e forcave të punës së Instat në vend.

Në një reagim në Facebook, Berisha shkruan se sipas raportit pensionistët janë renditur në krye të punësimit, ndaj si pasojë vendi po shkon drejt falimentimit.

Berisha shkruan se këto shifra janë dëshmi dramatike e pasojave të politikës genocidale, të përzenies së shqiptarëve nga vendi nga regjimi i Edi Ramës.

Postimi i plotë:

Vendi drejt falimentimit!

Pensionistet ne krye te punësimit!

Anketa e forcave të punës e Instatit tregon se Shqipëria po ecën e sigurtë drejt falimentimit në tregun e punës.

Tremujorin e parë të ketij viti sipas këtij studimi, në Shqipëri u punësuan 17 mijë pensionistë, pra qytetarë mbi moshën 65 vjeç. Kurse numri i të punësuarëve të moshës nga 15 në 64 vjeç u ul me 12 mijë vetë!

Këto shifra janë dëshmi dramatike e pasojave të politikës genocidale, të përzenies së shqiptarëve nga vendi nga regjimi i Edi Ramës.

Për më shumë, lexoni analizën e gazetarit në portalin Oligarkia.al

INSTAT: Pensionistët, lokomotiva e tregut të punës

INSTAT: Pensionistët, lokomotiva e tregut të punës

• 17 QERSHOR, 2023

Anketa e Forcave të Punës, botimi i cili raporton treguesit zyrtarë të papunësisë në Shqipëri është një “thesar” statistikor. Konsideroni vetëm dy tregues.

Sipas Institutit të Statistikës, në tremujorin e parë të vitit numri total i të punësuarve në Shqipëri u rrit me 5 mijë vetë. Për të njëjtën periudhë, numri i të punësuarve me moshë nga 15 deri në 64 vjeç u ul më 12 mijë vetë.

Çfarë do të thotë kjo? Që në tremujorin e parë të vitit Shqipëria punësoi 17 mijë pensionistë me moshë mbi 65 vjeç. Me këtë panoramë, që raportojnë shifrat zyrtare të papunësisë, lokomotiva e rritjes së punësimit në Shqipëri rezultojnë pensionistët.

Por nuk mbaron këtu. Pjesa dërrmuese e rënies së punësimit në moshat 15-64 vjeç erdhi nga të rinjtë. Sipas INSTAT, në tremujorin e parë të vitit, numri i të punësuarve me moshë 15-29 vjeç u ul me 11.5 mijë vetë duke rënë në 264 mijë vetë nga 274.5 mijë që ishte në tremujorin e fundit të vitit të kaluar.

Pra të rinjtë, ata që janë mosha më vitale ekonomikisht, kanë humbur masivisht vendet e punës. Por në rang të përgjithshëm punësimi është rritur nga armata e pensionistëve, të cilët rezultojnë se po udhëheqin rritjen e punësimit në ekonomi.

Me pak fjalë, të gjithë pensionistët në punë. Tani presim që INSTAT të raportojë sektorët nga erdhi rritja e punësimit. Sepse me këto statistika, nuk do ishte çudi më edhe po të dilte se rritja e punësimit erdhi nga sektori i IT-së apo industria aeronautike.

 

 

 

 

Të fundit