Flash News

Ditari i Opozitës

“Për inat të sime vjehrre”, Zhupa mesazh deputetëve që 'braktisën' protestën

“Për inat të sime vjehrre”, Zhupa mesazh deputetëve

Deputetja Ina Zhupa ka deklaruar se protesta e 7 korrikut dëshmoi se PD ishte e bashkuar. Për demokratët që nuk morën pjesë, Zhupa shprehu keqardhjen, ndërsa shtoi se të gjithë duhet të jenë në shesh kur bëhet fjalë për betejë kundër qeverisë.

Zhupa u shpreh për këta të fundit se nuk duhet të mbrojnë interesat e Edi Ramës, ndërsa bëri thirrje për bashkim. Ajo tha për “ABC neës” se demokratët duhet të jenë të shprehin mendimet e tyre për vendimet që do të merren në vijim.

“Unë mendoj se PD-ja siç e patë dhe në protestë është bashkuar në shumicën e saj mendoj se nuk ka më ato dy frontet, ato dy llogoret që ishte një periudhë e Partisë Demokratike. Demokratët janë bashkuar.

Kishte deputetë që nuk ishin prezentë, për të cilët realisht jam e keqardhur sepse i doja në front të betejës kur bëhet fjalë për përplasje me qeverinë dhe për të ngritur zërin përballë qeverisë.

E rëndësishme është që ne të mblidhemi brenda Partisë Demokratike, të shprehim mendimet tona dhe të votojmë për vendimet që duhet të marrim. Ne nuk duhet të mbrojnë interesin e Edi Ramës duke dalë me 2/3 apo 5 kandidatura për inat të sime vjehrre… siç është një shprehje popullore. Protesta të jetë moment bashkimi për të gjithë demokratët”, ka theksuar Ina Zhupa.

Të fundit