Flash News

Ditari i Opozitës

Për kë e ka fjalën? Noka: BAB janë aksidentalisht në politikë, po dëmtojnë opozitën

Për kë e ka fjalën? Noka: BAB janë aksidentalisht në

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka deklaron se ata deputetë që nuk do marrin pjesë në protestën e 7 korrikut nuk janë politikanë, por thjeshtë janë zgjedhur aksidentalisht deputetë.

Noka e quajti si grupi “BAB” treshen Basha, Alibeaj, Bardhi dhe që sipas tij janë “fake” opozitë dhe gjithçka e bëjnë në funksion të Edi Ramës.

Ai deklaroi për “Dekalog” se Basha, Alibeaj dhe Bardhi po bëjnë gjithçka që të dëmtojnë protestën.

“Deputetët që nuk do marrin pjesë në protestë nuk janë politikanë profesionistë, por për shkak të disa rrethanave janë bërë aksidentalisht deputetë.

Unë e kam thënë edhe më parë që kam informacione që Edi Rama dhe Lulzim Basha janë takuar në një lokal në Dhërmi dhe kanë rënë dakord për disa çështje që dëmtojnë opozitën”, tha Noka.

Noka u shpreh se është e papranueshme për një opozitar nuk merr pjesë në një protestë kombëtare të thirrur nga të gjitha strukturat e PD.

“Çdo qytetar që proteston ndaj kësaj qeverie duhet të mbështetet. Madje, unë po them se nëse edhe Alibeaj do të bënte një protest kundër Edi Ramës, unë do të shkoja dhe do ta mbështesja”, tha Noka.

 

 

 

 

Të fundit