Flash News

Ditari i Opozitës

"Për mua nuk ka rëndësi vota", Kryemadhi takim me gratë në Durrës: Përfshihuni më shumë në politikë

"Për mua nuk ka rëndësi vota", Kryemadhi takim me

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ka folur sot nga Durrësi, teksa është shprehur se nuk ka rëndësi vota, por rritja e mirëqenies së qytetarëve dhe ndalimi i shpopullimit.

Gjatë një takimi me gratë dhe vajzat, Kryemadhi bërri thirrje që ato të përfshihen më shumë në politikë dhe në vendimmarrje.

Më tej ajo ka theksuar se 25 prilli është një ditë e rëndësishme për të gjithë qytetarët, pasi duhet të votojnë kundër një të keqe, që sipas saj është Edi Rama.

“Për mua nuk ka rëndësi vota, sesa mirëqenia në familjet tuaja. Për mua nuk ka rëndësi vota, sesa ndalimi i shpopullimit. Sot një nga plagët që kemi është largimi i të rinjve dhe të rejave. Takova gratë naftëtarë në Fier dhe paradoksi më i madh që ndodhte në Ballsh ishte se më shumë se 20 muaj atyre nuk i ishin paguar pagat dhe nëse nuk paguanin energjinë apo ujin, ato i ndërpriteshin brenda dy ditësh. Strabizimi i sjelljes së politikës karshi qytetarëve është e jashtëzakonshme.

Ne duam ti japim Durrësit imazh të ri, jo imazh politik, por një imazh të duhur. Ne duam që përfshirja tuaj mos jetë vetëm politike, por edhe në vendimmarrje. Ajo që duam është jo thjesht për të kërkuar votën për LSI, por duke na dhënë ide si të realizojmë një plan për zhvillimin e qytetit të Durrësit”, u shpreh Kryemadhi.

 “25 prilli është një ditë e domosdoshme për të bashkëbiseduar me çdo qytetar dhe për të votuar kundër Edi Ramës dhe sektit të tij që është kthyer në një elem3ent grabitës. Një shtet i dobët çon drejt inekzistencës një komb.

Një kryeministër që bën Pazar me vendin, me kufijtë me jetën e qytetarëve nuk është më kryeministër, por një sharlatan që duhet larguar një orë më parë”, u shpreh Kryemadhi.

Të fundit