Flash News

Ditari i Opozitës

Për shkak të problemeve ekonomike, qytetarja tenton të vetëdigjet. Hysaj: Edhe sa do durojë ky popull

Për shkak të problemeve ekonomike, qytetarja tenton të

Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun në PD, Jola Hysaj ka publikuar rastin e një zonje e cila ka tentuar të vetëdigjet në qytetin e Durrësit.

Hysaj, përmes fotove të publikuara në Facebook, shkruan se qytetarja e kishte ndërmarrë aktin ekstrem për shkak të problemeve ekonomike dhe se ishte braktisur nga fëmijët.

Hysaj shkruan se deri kur ky popull do të durojë këtë qeveri që ha dhe pi me hajdutët.

“Akti i ndodhur mëngjesin e kësaj të marte në qytetin  e  Durrësit është ulëritës, shokues, tronditëse. Ku skamja është  aq e tmerrshme  sa zonja tentoi të vetë digjej si zgjidhje  e  1000 problemeve të saj.

“Kafshatë që s’kapërdihet asht, or vlla, mjerimi”

Këto janë vargjet  e Migjeni që për fatkeqësinë  e  Shqipërisë  sot vazhdon  të mbetet më aktual se kurrë.

Edhe sa do duroj  ky popull?

 Sa darka tek "Nusreti" do haj ende me grykësin dhe pangopjen kjo qeveri, ky shtet ,në mund të quhemi një I tillë?

A nuk duhet të jetë qeveri dhe qeveritarët shërbyes të  popullit?

Apo këta duhet  të  jenë  gërryesit e ekzistencës se  ç'do qënie ekzistente në këtë Shqipëri  plotë  halle e trauma,ku shumë fshihen si struci e të tjerë heshtin prej kafshatës së bukës”, shkruan Hysaj.

Të fundit