Flash News

Ditari i Opozitës

“Për ty kam numrin “0900”, Zhupa kërkon përjashtimin e Ballës: Cenoi dinjitetin e koleges Vokshi

“Për ty kam numrin “0900”, Zhupa kërkon

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa reagoi me tone të ashpra ndaj gjuhës fyese të kreut të grupit parlamentar socialist, Taulant Ballës ndaj deputetes demokrate, Albana Vokshi, një ditë më parë në seancë plenare kur iu drejtua se “për ty kam numrin me “0900”.

Gjatë mbledhjes së Komisionit për Evropën dhe Punët e Jashtme, Zhupa insistoi të merren masa për përjashtimin e Taulant Ballës nga punimet e Kuvendit për shkak të gjuhës ofenduese dhe denigruese ndaj figurës së Vokshit dhe gruas shqiptare. 

Dje në sallën e Kuvendit, në një mënyrë të paprecedentë dhe jashtë çdo norme morale e ligjore të rregullores, bashkëjetesës brenda një salle, që duhet të ishte më e larta e përfaqësimit të qytetarëve, Balla ka cenuar dhe prekur dinjitetin njerëzor të koleges tonë, Albana Vokshi. Ky kuvend miratoi me goxha propagandë një ligj që ishte edhe ligj për të diskutuar por thelbi që donit ju ishte dhuna ndaj grave. Minimumi ky Komision, që ka për nënkryetare Vokshin të mbajë një qëndrim dhe të distancohet nga dhuna.

Të dalë me një deklaratë të përbashkët si komision, që mbështet ligjin e barazisë gjinore, të mbështesë atë që thotë progres raporti për Shqipërinë. Nëse ky komision që nuk e kalon dot mesazhin që kur cenohet nënkryetarja duke cenuar edhe standartet më të larta të bashkëjetesës normale e morale brenda kuvendit, duhet të distancohet, të mbajë një qëndrim, të kërkojë që kuvendi të mbajë një qëndrim dhe të merren masa ndaj zotit Balla për fjalon e përdorur në sallën e Kuvendit. U cenua një zonjë, nënë e motër. Zonja Vokshi ka dy vajza në shtëpi që e ndjekin kuvend dhe nuk mund të kalojë nga ai kuvend ato mesazhe që prekin dinjitetin njerëzor të kujtdo.”, tha Zhupa, duke shtuar më tej:

“Propozimi për përjashtimin e zotit Balla duhet të jetë propozim i të gjitha zonjave dhe demokrate, ta firmosim së bashku dhe të jetë akt qytetarie për të kërkuar reflektimin e mëtejshëm të të gjitha palëve. “, shtoi Zhupa.

Të fundit