Flash News

Ditari i Opozitës

Përballje për çështje bandash? Bardhi: Kryemadhi kishte informuar këdo që do ishte ministre e Brendshme

Përballje për çështje bandash? Bardhi: Kryemadhi kishte

Replikat mes Sekretarit të Përgjithshëm Gazment Bardhit dhe kryetares së LSI-së Monika Kryemadhit kanë vijuar. Bardhi ka thënë se Kryemadhi deklaronte kudo se do ishte ministre e Brendshme.

Të njëjtën deklaratë e ka bërë më herët kryetarja e LSI-së për sekretarin e PD. Bardhi mohoi të ketë pasur një përballje me Kryemadhin për çështje bandash, ndërsa tha për "Kjo Javë" se ajo i kishte thënë që PD do të merrte vetëm dy mandate në Elbasan, prandaj duhet të punonte më shumë.

“Nuk kam thënë kurrë që do jem ministër i brendshëm, dhe nuk e kam pasur objektiv, të tjerë kanë qenë ata. Sipas LSI-së ministrja e Brendshme duhet të ishte grua. Zonja kryemadhi ka qenë ajo që ende pa marrë pushtetin, kishte informuar këdo nga Shkodra në Sarandë që zonja Kryemadhi do ishte ministre e Brendshme.

Nuk ka pasur asnjë përballje me mua znj. Kryemadhi për çështje bandash, se nuk ngatërrohet Gazment Bardhi me banda. E informova për situatën se ishte drejtuese e qarkut të Elbasanit. Ka qenë vetëm gjysëm dite në qarkun e Elbasanit. Nuk ka qenë në asnjë takim në Elbasan, në katër muaj nuk ka ardhur fare në Elbasan. E kam informuar që LSI-ja e ka shumë të vështirë të marrë mandat. Ajo më tha se i kemi të sigurt 3 mandate, i dilte se PD-ja do merrte dy, dhe se unë duhet të angazhohesha për mandatin e tretë”, tha Bardhi.

 

Të fundit