Flash News

Ditari i Opozitës

Përbërja e komisioneve të posaçme, dy demokratët që votuan kundër propozimit të Alibeajt

Përbërja e komisioneve të posaçme, dy demokratët

Kuvendi miratoi dje përbërjen e dy komisioneve të Posaçme Parlamentare: për Reformën Zgjedhore dhe atë Territoriale.

Komisionet u votuan me 108 vota pro dhe 9 vota kundër.

Kundër përbërjes së komisioneve, kanë votuar edhe dy deputetë demokratë, Tomor Alizoti dhe Agron Gjekmarkaj. Të dy deputetët i janë bashkuar votave kundër të grupit të kryedemokratit Berisha, duke kundërshtuar përbërjen që Enkelejd Alibeaj dorëzoi në Kuvend.

Komisioni i Reformës Zgjedhor dhe ai i Reformës Territoriale do të përbëhen nga 18 anëtarë, ku 9 i përkasin PS-së dhe 6 demokratëve.

Të fundit