Flash News

Ditari i Opozitës

Përçahet opozita në votimin për Këshillin Mbikëqyrës të BSH, 7 deputetët që s’iu bindën udhëzimit të PD

Përçahet opozita në votimin për Këshillin

Komisioni i Ekonomisë rrëzoi propozimin e opozitës për kandidaturën e Mateo Spahos, për anëtar të këshillit mbikëqyrës së Bankës së Shqipërisë.

Për këtë Sekretari i Grupit Parlamentar të PD, Arbi Agalliu ka bërë me dije se PD nuk do të marrë pjesë ne votimin e dy kandidaturave të PS. Po pavarësisht këtij udhëzimi deputetë të opozitës nuk i janë ‘bindur’ duke marrë pjesë në votim.

Sipas Neës 24, nga deputetet e PD morën pjese ne votim, pavarësisht udhëzimit per te mos votuar per shkak te përjashtimit te kandidatit te mbështetur nga opozita dhe bëhet fjalë për  deputetët: Tritan Shehu, Luan Baçi, Agron Shehaj, Isuf Çelaj, Albana Vokshi, Elda Hoti dhe Bujar Leskaj.

Në votim morën pjesë edhe aleatët: Agron Duka, Dashamir Shehi, Fatmir Mediu, Vangjel Dule, Mesila Doda, Nusret Avdiu, si dhe deputetet e LSI Monika Kryemadhi, Petrit Vasili, Erisa Xhixho.

 

 

Të fundit