Flash News

Ditari i Opozitës

Përçarje e opozitës nga partitë reja? Kryemadhi zbut tonet: Kush është kundër uzurpimit të shtetit nuk na dëmton! Do i marrim votat edhe PS-së

Përçarje e opozitës nga partitë reja? Kryemadhi zbut
Në foto: Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, ka ulur tonet ndaj partive të reja të krijuara pak para zgjedhjeve.

Kryemadhi ka theksuar se nuk është kundër atyre që krijohen për të kundërshtuar partinë qeverisëse që ka uzurpuar shtetin.

E pyetur për një përçarje të opozitës nga partitë e reja, Kryemadhi shprehet se nëse ky është synimi i tyre nuk do t’ia dalin, madje përkundrazi opozita do të marrë edhe votat PS-së.

Përçarje e opozitës nga partitë reja?

“Nuk e mendoj fare sepse sot çdo strukturë politike, iniciativë që sjell risi dhe njerëzit të rinj në politikë, që ka politikë të qarta kundër këtij sekti uzurpues nuk krijon asnjë lloj efekti apo dëmtimi opozitës, ja rrit kredibilitetin dhe forcën e angazhimit apo asaj shtrese që ndihet e papërfaqësuar.

Nëse forcat e reja politike do të jenë si mekanizma për të përçarë politikisht opozitën, atëhere të jeni të qartë se shqiptarët janë më të zgjuar. Do ia marrin votat mazhorancës dhe nuk do krijojë tjetër gjë.

Sekti i Rilindjes nuk ka nevojë për socialistët, i quan të dështuar, i quan të humbur dhe unë nuk do përmendja jo më pak por çështja e socialistëve që po i bashkohen LSI është normale. Gjejnë solidaritet, hapësirë, komoditet në komunikim.”, tha Kryemadhi.

Të fundit