Flash News

Ditari i Opozitës

“Përdore lekë për të manipuluar garën për kreun e PD. Ka video”, Shehaj reagon pas përplasjes me Bashën: Ka një përçarje të madhe  

“Përdore lekë për të manipuluar garën për

Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj ka reaguar pas debatit të zhvilluar me kryedemokratin Lulzim Basha dhe disa deputetë të tjerë.

Debati në mbledhjen me dyer të mbyllura nisi kur Shehaj i cili i tha kreut të PD se ka bërë një sondazh vetë ku sipas tij 75% e demokratëve nuk do Bashën, por preferonte deputetin e ri si kryetar të PD.

Shehaj është përplasur më pas edhe me nënkryetaren e PD, Grida Duma dhe Sekretarin e Përgjithshëm pasi këta dy të fundit i thanë se ka përdorur paratë për të blerë vota për kryetar partie dhe ka bashkëpunuar me njerëz që në fushatën e 25 prillit punuan kundër PD-së, madje i kanë thënë se ka pamje filmike për këto akuza.

Këto akuza, Shehaj i mohon gjatë një reagimi në Facebook, ndërsa thekson se në PD ka një përçarje të madhe dhe kurrsesi s’mund të jerë dakord me strategjinë “t’i marrim me të mirë dhe të presim t’u dalë inati”.

Nisur nga zbardhja e manipuluar e debatit, e shpërndarë në media me qëllim për të më denigruar dhe fshehur të vërtetën, ndihem i detyruar të bëj publik qëndrim tim në mbledhjen me dyer të mbyllura.

Iu drejtova z.Basha duke thënë se pakënaqësia tek mbështetësit e Partisë Demokratike nuk është e vogël, siç e parashtroi ai, por fatkeqësisht ka një përçarje të madhe dhe kurrsesi s’mund të jem dakord me strategjinë “t’i marrim me të mirë dhe të presim t’u dalë inati”.

Argumentova se pjesa më e madhe e votuesve të Partisë Demokratike janë kundër drejtuesve të Partisë Demokratike. Në këto kushte, agjenda jonë s’mund të jetë shpëtimi i karriges së kryetarit por e mira e Partisë Demokratike.

Në lidhje me akuzat e pavërteta dhe absurde, për qëllim servilizmi dhe fshehjen e problemit, nuk meritojnë asnjë koment”, shkruan Shehaj.

 

Të fundit