Flash News

Ditari i Opozitës

"Përdori metodat e Enver Hoxhës ndaj armiqve të brendshëm," Berisha: Rama ju vërsul të vetëve

"Përdori metodat e Enver Hoxhës ndaj armiqve të

Kreu i partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalimit para mbështetësvë të tij poshtë pallatit, u shpreh se Rama përdori metodat që diktatori Hoxha përdorte në plenumet e linçimit duke ju vërsulur Veliajt.

Berisha më tej shtoi se "terrorit" nuk i shpëtoi as Olta Xhaçka ku Rama  ju tha janë të kontrolluar prej tij në çdo hap dhe akt. 

"Tjetër ishte asambleja, për asamblejistë Edi Rama përdori në mënyrë identike metodat e Enver Hoxhës ndaj armiqve të brendshëm. Për asamblejistë Edi Rama vendosi kontrollin e plotë dhe total në sallë, saqë edhe për nevoja personale, Gramozi u detyrua ti dërgonte dy letra për ti marrë leje. I tillë ishte terrori që vendosi.

Për asamblejistë përdori ato metoda që diktatori Hoxha përdorte në plenumet e linçimit. Ju vërsul Erion Veliajt, jo se ke ngrënë dardha të prishura, por se je bërë një hiç, në një OJF. Këtu para jush kam denoncuar aktet se si bashkia e Tiranës, gumëzhin nga mëngjesi në darkë kundër Edi Ramës. Por gumëzhitja ka arritur edhe në Surrel, prandaj dhe u kthye sot në sallën e plenumit të asamblesë. Terrorit nuk i shpëtoi as Olta Xhaçka dhe të tjerë indirekt. Miqtë e mi! Edi Rama sot ju tha asamblejistëve se jeni të kontrolluar prej tij në çdo hap, akt. Ti zonja Xhaçka e ke harruar Facebook, nuk na bën më as like. Imagjinoni ju diktatorin se si ua kontrollon, Tik Tokun, Instagram, Facebook," tha Berisha.

Të fundit