Flash News

Ditari i Opozitës

'Përfaqësonte ndërmarrjen e Beogradit', Berisha: Vilma Nushi hoqi ligjin, futi në Shqipëri ilaçet serbe

'Përfaqësonte ndërmarrjen e Beogradit', Berisha: Vilma

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha deklaron se ligji i parë që ndryshoi qeveria e Edi Ramës kur erdhi në pushtet është ai për ndalimin e importit të ilaçeve që nuk tregtohen në BE.

I pranishëm në një tryezë diskutimi me mjekët ku foli mbi problematikat në sistemin shëndetësor,  Berisha u shpreh se ligji i parë që ndryshoi qeveria e Ramës kur erdhi në pushtet është ai për ndalimin e importit të ilaçeve që nuk tregtohen në BE.

Sipas ish-kryeministrit ligjin e hoqi Vilma Nushi për të cilën tha se përfaqësonte ndërmarrjen farmaceutike publike të Beogradit.

“Vilma Nushi e hoqi, përfaqësonte ndërmarrjen farmaceutike publike të Beogradit dhe duhet të futeshin ilaçet serbe që nuk futeshin dot, sepse nuk kishin standarde për tu tregtuar në BE. U hoq ligji dhe Vilma Nushi u shndërrua në oligarkun, pastaj mori edhe check up-in, etj.

Shpreh para jush bindjen time të thellë se kushti i të gjitha kushteve për t’i dhënë një përgjigje problematikave të mëdha të mjekëve është angazhimi  bluzave të bardha në një lëvizje të fuqishme kundër kësaj qeverie.”-tha Berisha.

 

Të fundit