Flash News

Ditari i Opozitës

Përfaqësuesi ligjor i “BF”: 80% e shkeljeve më 14 maj u bënë në Kamëz dhe Elbasan

Përfaqësuesi ligjor i “BF”: 80% e shkeljeve më 14 maj

Përfaqësuesi ligjor i “Bashkë Fitojmë”, Franc Nuri ka folur për shkeljet e konsttauara në Kamëz dhe Elbasan, në zgjedhjet vendore të 14 majit.

I ftuar në Euronews Albania, Nuri tha se te të dyja bashkitë ka ndodhur “votim familjar” ku kanë votuar njëkohësisht më shumë se dy persona, gjë që Kodi Zgjedhor e ndalon.

Nuri shtoi se operatori i pajisjeve elektronike nuk ka respektuar distancën dhe në 80-90% të qendrave të votimit operatori jo vetëm që është afruar te ekrani dhe ka ndihmuar ndihmuar votuesit, por ka prekur ekranin me dorë, ka manipuluar ekranin.

“Nuk lejohet që të jenë dy apo më shumë persona mbrapa ekranit dhe të votojnë njëkohësisht. Në Elbasan dhe në Kamëz kjo ka ndodhur rëndomë. Ky quhet votim familjar. Votimi familjar në Shqipëri është i dënuar prej vitesh. Kodi Zgjedhor i ka shumë të qarta dhe se si asistohet nëj i moshuar apo një person që ka paaftësi fizike. Faktikisht të moshuarit nuk kanë të drejtë të asistohen sipas Kodit Zgjedhor. Ligji është shumë i qartë. Për të asistuar dikë nevojitet plotësimi i një formulari të caktuar në procesverbal. Asnjë nga këto raste nuk ka ndodhur, pra kemi votime masive me persona të tjerë që asistojnë votuesit pa respektuar asnjë normë.

Një shkelje tjetër flagrante në Kamzë dhe në Elbasan ka qenë se operatori i pajisjeve elektronike duhet të ruante distancën 1.5 metër. Në shumë pak qendra votimi kjo është respektuar. Në 80-90% të qendrave të votimit operatori jo vetëm që është afruar te ekrani, jo vetëm që ka ndihmuar ndihmuar votuesit, por ka prekur ekranin me dorë, ka manipuluar ekranin, gjë që është totalisht e paligjshme. Theksoj që për këto veprime mban përgjegjësi penale komplet komisioni i qendrës së votimit,” – u shpreh Nuri.

Të fundit