Flash News

Ditari i Opozitës

Përfaqësuesi ligjor i "BF": Persona me kapuç po intimidojnë qytetarët, policia të marrë masa

Përfaqësuesi ligjor i "BF": Persona me kapuç po

Përfaqësuesi ligjor i koalicionit “Bashkë Fitojmë” në KQZ, Altin Kaziaj, ka folur për procesin zgjedhor, ku deklaroi se ka pasur shkelje të Kodit Zgjedhor. Ai i bëri thirrje kreut të policisë së shtetit, Muhamet Rrumbullakut që të shtojë prezencë të forcave të policisë në qendrat e votimit.

Kazizaj tha se policia e Shtetit nuk duhet të lejojë që persona të administratës të ushtrojnë presion qytetarëve dhe se kjo e fundit duhet t’i përgjigjet denoncimeve lidhur me atë çfarë po ndodh në këtë ditë votimi.

“Ju bëj me dije se po cenohet rëndë e drejta e votimit, lidhet me mosprezencën e policisë në kundërshtim me ligjin. Policia e Shtetit duhet të jetë prezente në qendrat e votimit për mos të lejuar persona të cilët nuk kanë lidhje me procesin e votimit, qytetarët nuk po votojnë të lirë."

"Persona me kapuç, që referohen si punonjës por intimidojnë te qytetarët që mos të votojnë të lirë. I bëj thirrje kreut të policisë që të marrë masa që forcat të jenë prezentë në perimetrin duke hequr dhe nxjerrë jashtë qendrave të votimit që nuk kanë lidhje me komisionarët e votimit."

"Tirana kryeson me këta persona që punojnë në administratë, i drejtohemi qytetarëve që mos të keni frikë dhe telefononi policinë. Nëse nuk ju përgjigjet policia na komunikoni”, tha ai.

 

Të fundit